Oliç braktis Bayernin

Sulmuesi Ivica Oliç është i gatshëm të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni për shkak të aktivizimit të rrallë pas rikthimit nga lëndimi serioz që pësoi sezonin e kaluar.
“Jo, dua të luaj më tepër. Dua të kthej kënaqësinë për dy vite tjera” tha 32 vjeçari për të përditshmen gjermane TZ i pyetur nëse do të vazhdojë qëndrimin në klub. “Nuk jam futbollist i cili inkuadrohet në minutat e fundit të ndeshjes. Kjo nuk mjafton për mua”, përfundoi ai.
Oliç ka kontratë me Bayernin deri në fund të këtij sezoni ndërsa në klubin bavarez erdhi nga Hamburg më 2009.