E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzeko favorizon Unitedin

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko ka ftohur parashikimet se skuadra e tij është favorit për titull në Premierligë.

City aktualisht kryeson në renditje, pesë pikë para rivalit të qytetit Manchester United.

Por, Dzeko insiston se United është ende skuadra kryesore në ligë. “Nuk mendoj se ne jemi favorit. Ka edhe shumë ndeshje deri në fund. Ne duam të mbetemi këtu ku jemi tani por United është United, edhe pse jemi duke shënuar përmirësime në çdo ndeshje”, tha Dzeko për të përditshmen angleze The Guardian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›