E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari e Kastrioti “mbretërit” e merkatos

 Ecejaket e futbollistëve sa në një skuadër tek tjetra përfunduan dje. Merkatoja dimërore, e krijuar enkas për të rregulluar tek tuk ndonjë gjë të papritur gjatë pjesës së parë të sezonit edhe këtë herë ka marrë përmasa gati të njëllojta me atë të verës. Kjo për faktin se nuk kanë munguar lëvizjet (ndonëse pa para) të lojtarëve brenda për brenda Superligës por edhe jashtë saj. Skuadrat që mbahen si “kampione” të kësaj merkatoje për nga numri i lëvizjeve të lojtarëve janë Flamurtari dhe Kastrioti. Klubi vlonjat ka ndryshuar gati totalisht skuadrën e vet duke larguar shumë futbollistë që firmosën në merkaton e verës për fanellën kuqezi. Kështu nuk janë më pjesë e Flamurtarit Guga, Galica, Alvizh, Bashiç, Ngjela, Belisha, Arifaj, Djukiç dhe Zhunjor. Teksa kanë ardhur Migen Memelli, Gerhard Progni, Billen dhe kroati Pulijz (hiq këtu dhe disa të rinj të ardhur nga ekipet zinxhir). E megjithatë skuadra e Gugash Maganit është në vendet e fundit të renditjes dhe ndeshjet e para të këtij viti me strukturën e re nuk kanë dhënë ende asgjë pozitive. Mjaft lëvizje ka pasur edhe te Kastrioti por të paktën klubi krutan ka marrë rezultate të mira edhe në dy ndeshjet e fundit. Në Krujë ka pasur po aq ikje sa dhe mbërritje ku vlen të përmendet ardhjet e Ilion Likës dhe dyshes kroate të Skënderbeut, Antonio Rukavina dhe Marko Djarmati. E megjithatë ekipet që duket se kanë bërë blerjet më të mira janë ato të kreut, Dinamo dhe Besa. Blutë kanë mundur të marrin shërbimet e talentit Emiljan Vila si dhe të argjentinasit, Timpanaro. Ndërsa Besa ka siguruar shërbimet e Sinanit dhe të Bendi Shkëmbit duke rivalizuar kështu Dinamon jo vetëm në kampionat por edhe në merkato.Lëvizjet e merkatos së dimritApolonia - Të ardhur: Erlind Korreshi, Mudresa, Miroviç, Jevdjeviç, OkbonaTë larguar: Erjon Hoti, Semir Haxhibuliç, Sead Haxhibuliç, Edin Feruzoviç, Ilirjan Mërtiri, Arbër CapaBesa - Të ardhur: Vioresin Sinani, Blendi Shkëmbi, Edvan BakajTë larguar: Liridon Leci, Bruno OkshtuniDinamo - Të ardhur: Emiliano Vila, Maksimiliano TimpanaroTë larguar: Gerhard Progni, Asion Daja, Sebino PlakuFlamurtari - Të ardhur: Migen Memelli, Gerhard Progni, Billen, PulijzTë larguar: Bledion Guga, Elhan Galica, Robert Alvizh, Marko Bashiç, Marius Ngjela, Amarildo Belisha, Besmir Arifaj, Darko Djukiç, Flavio ZhunjorKastrioti - Të ardhur: Ilion Lika, Besmir Arifaj, Buden, Babiç, Genti Gjondeda, Antonio Rukavina, Marko DjarmatiTë larguar: Arjon Mustafa, Klevis Roshi, Florian Braho, Raimond Shala, Fejzo ShenajGramozi - Të ardhur: Klement Xhyra, Marius Ngjela, Erjon HotiTë larguar: S’kaLaçi - Të ardhur: S’kaTë larguar: Fisnik Bllaca, Rezart MahoSkënderbeu - Të ardhur: Nestoroviç, Stojanoviç, Leskarovski, Kosturanov    Të larguar: Tomashiç, Shkëmbi, Djarmati, Rukavina, Gjondeda, Guerib, KrajaShkumbini - Të ardhur: Fejzo Shenaj, Edin Feruzoviç, Asion Daja, Driton Krasniqi, GërboviçTë larguar: Roland Dervishi, Klement Xhyra, Hetlem çapjaTeuta - Të ardhur: Varoshi, Mirel çota, Bledion GugaTë larguar: S’kaTirana - Të ardhur: Sebino PlakuTë larguar: Sajmir Patushi, Migen MemelliVllaznia - Të ardhur: Ilion Lika, Elvis Kraja, Sead Haxhibuliç, FeniksTë larguar: Ilion Lika, Vioresin Sinani, Elvin Beqiri, Rrahman Hallaçi, Erion Rizvanolli, Ardit Beqiri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›