E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nëna me vrau bashkëshortin”

 Etleva DeliaGruaja e Armando Hasanit, e mbetur tashmë e ve pas vrasjes së bashkëshortit dy ditë më parë tek Xhamllëku në Tiranë, thotë se autorja e vërtetë e krimit është nëna e saj dhe jo personi që shkrepi armën. Fatjona Dashi, gruaja që u bë objekt konfliktesh mes familjeve fajëson nënën e saj, Entela Dashin, si nxitëse për vrasjen e bashkëshortit. Sipas saj, i arrestuari është vetëm personi që ka shkrepur armën dhe jo shkaktari. “Nëna ime është shkaktarja e gjithë kësaj që ndodhi dhe jo Albert Dashi. Ajo e ka lajmëruar autorin të kthehej nga Greqia për të vrarë bashkëshortin tim, në një kohë që unë kam deklaruar edhe në polici një vit me parë, se po largohem me dëshirë nga shtëpia për të jetuar me të dhe se nuk më ka rrëmbyer”, e veja e Armando Hasanit, në një intervistë për gazetën “Panorama”. Ajo i kërkon policisë të arrestojë edhe nënën e saj. Si ka nisur konflikti mes familjes së prindërve të tu dhe Armando Hasanit?Konflikti ka nisur që prej dy vitesh, kur nëna ime, Entela Dashi, zbuloi lidhjen time me Armandon. Që prej asaj kohe, ajo nuk pranonte në asnjë lloj mënyre që unë të martohesha me të. Ka përdorur lloj-lloj mënyrash që të na ndante, deri sa unë u largova vetë nga shtëpia një vit me vonë dhe familja ime kërkonte që ta denonconte Armandon për rrëmbim. Ai vërtetë më rrëmbeu, por me dëshirën time, se nuk kishim zgjidhje tjetër, ata nuk na lejonin. Ne i paraprimë denoncimit të tyre dhe shkuam vetë tek Komisariati nr.4, unë bashkë me Armandon dhe me vjehrrën time, Engjellushe Hasanin. Në të njëjtën kohë edhe nëna ime ishte aty. Në prani të saj unë deklarova në polici, se jam larguar me dëshirën time nga shtëpia dhe se nuk më ka rrëmbyer njeri me forcë, por do jetoj tek shtëpia e personit me të cilin më pas u martova. Ajo sërish vazhdonte me presione, sapo dolëm nga rajoni i policisë. “Nuk keni për ta gëzuar vajzën time. Mbajeni mend mirë këtë që po iu them”, me këto fjalë iu drejtua Armandos dhe vjehrrës time. Po më pas a kishte pasur Armando kërcënime nga familja jote?Nga pjesëtarë të tjerë të familjes, jo, nuk ka pasur asnjëherë. Ndërsa nga nëna ime ka pasur gjithmonë edhe ai edhe unë, sa herë që shkëmbeheshim me të në rrugë, ajo shante dhe fliste nëpër dhëmbë. Po personi që vrau bashkëshortin tuaj, e kishte kërcënuar atë më parë?Personi që vrau Armandon, është djali i xhaxhait tim, por unë e kisha si xhaxha. Ai jetonte në Greqi dhe ishte kthyer nga andej, sepse i kishte telefonuar nëna ime, pikërisht për të më ndarë mua nga Armando. Me sa di unë Alberti ka ardhur nga Greqia para gati 10 ditësh dhe një javë më parë ai kishte takuar bashkëshortin tim duke i bërë presion që të ndahej nga unë. Nuk jepnin asnjë lloj arsyeje se përse duhet të ndaheshim, ata thjesht nuk donin që unë të isha gruaja e Armandos.A mund të na thoni se çfarë ndodhi ditën e vrasjes?Dje (të dielën), Armando ishte duke pirë kafe tek “Xhamllëku”, në një lokal afër vendit ku më pas u vra. Nëna ime bashkë me Albertin janë drejtuar aty, siç duket e kishin planifikuar se do ta vrisnin, pasi Berti kishte marrë edhe armën me vete. Nëna është futur në lokal dhe e ka thirrur Armandon që të dilte pak jashtë. Ka debatuar vetë me të për disa minuta në trotuar, më pas është afruar Alberti dhe e ka qëlluar tre herë, dy herë në bark dhe pasi ka rënë në tokë, e ka qëlluar edhe një herë në kokë. Më pas kanë ikur të dy me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nëna e nuses e pranishme në vrasjen e dhëndritTIRANE - Entela Dashi, nëna e Fajona Dashit, nuses së viktimës Armando Hasani, përveçse ka qenë dëshmitarja kryesore e vrasjes së “dhëndrit” së saj, është edhe një nga personat që akuzohet nga vajza e saj, se i bënte presion vazhdimisht asa, edhe personit me të cilin ajo tashmë ishte martuar duke kërkuar ndarjen e tyre. Policia e ka shoqëruar Entela Dashin për disa orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje edhe në cilësinë e dëshmitares, edhe në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Ajo ka qenë e pranishme në momentin kur Albert Dashi ka vrarë dhëndrin e saj, madje ajo e ka thirrur që të dalë nga lokali, ka debatuar me të dhe më pas është afruar autori. Të afërm të viktimës që kanë para si ka ndodhur ngjarja, treguan se pas vrasjes ajo ka ikur në shtëpi dhe ka ndërruar rrobat që të mos identifikohej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›