E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet përgjegjësi i Gërdecit

 Armand BajramiIsh-përgjegjësi i punëtorëve në fabrikën e Gërdecit, Veiz Muço u arrestua dje brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës, vetëm pak minuta pasi kishte dëshmuar në seancën e dosjes “Gërdeci”. Arrestimi i Veiz Muçës është bërë nga policia pas një urdhri të Prokurorisë së Tiranës, që kërkonte prangosjen e tij për akuzën e “dëshmisë së rreme”. Ish-përgjegjësi Muço iu përgjigj dje për një orë e gjysmë pyetjeve të palëve në procesin me 29 të pandehur, të akuzuar si shkaktarë të tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec. Sipas organit të akuzës, gjatë dëshmisë para gjykatës, ai dha disa përgjigje të kundërta me ato të dhëna para prokurorëve në fazën e hetimeve paraprake. Brenda në seancë nuk u përmend prangosja e dëshmitarit, por një nga prokurorët i kërkoi gjykatës një kopje të procesverbalit të dëshmisë së tij, për të proceduar më tej me çështjen. Pas largimit të dëshmitarit, prokurorët bënë kundërshtimet e dëshmisë para gjykatës. Ndërkohë avokatët pretenduan se deklarimet në prokurori Muços i janë marrë nën presion, për shkak se për në pak muaj është pyetur 6 herë. Muço nuk bëri rezistencë gjatë prangosjes në korridorin e gjykatës.KUNDëRSHTITë në dëshmiVeiz Muço iu përgjigje dje qetësisht pyetjeve të palëve, avokatë, prokurorë në seancën e dosjes “gërdeci”. Por ishin ato përgjigje, që shkaktuan vendosjen në pranga të tij për “dëshmi të rreme”. Në seancën e djeshme, Veiz Muço mohoi dje që Qemal Deliu të kishte salduar karrocat për llogari të fabrikës. Ndërsa në deklarimet e dhëna në prokurori ishte shprehur se “Qemal Deliu saldonte karrocat e dëmtuara te shtëpia e tij”. Dëshmitari u shpreh dje se në fabrikën e Gërdecit nuk kishte fëmijë të mitur. Ndryshe citoi prokuroria një nga procesverbalet e mbajtura në hetimet paraprake, ku dëshmitari kishte pohuar praninë e të miturve. Ish-përgjegjësi i Gërdecit Veiz Muço deklaroi më tej para gjykatës se nuk kishte debatuar asnjëherë me ish-drejtorin e tij Minxolli për çështje të sigurimit teknik. Në procesverbalet, që u administruan dje nga gjykata prokurori lexoi se Muço kishte debatuar ashpër me Minxollin se e kujt do të ishte përgjegjësia në rast se ndonjë punëtor plagosej. Kundërshti u vërejtën edhe në momentin e shpërthimit, numrin e makinave me municione që futeshin në ditë në Gërdec dhe disa momente të tjera.DESHMIANdër të tjera Muço tha dje se në Gërdec kishte shkuar për të parën herë më 28 qershor 2008. Nga drejtori Dritan Minxolli i ishte pohuar se do të punonte si brigadier. Sipas Muços “në fabrikë kishte rregullore të sigurimit teknik dhe kjo ishte transplantuar nga rregullorja ushtarake për pjesën e demontimit të fishekëve”. Dëshmitari tha se ai nuk kishte nënshkruar një kontratë pune si punonjës në Gërdec. Muço deklaroi se në Gërdec qëndronin tre amerikanë, dy të quajtur Robin dhe David, si edhe Patrik Henri.Avokatët: Dëshmitarët të tremburTIRANE – Avokatët mbrojtës në dosjen “Gërdeci” u revoltuan dje pas arrestimit të dëshmitarit në ambientet e gjykatës në sytë e dëshmitarëve të tjerë. Mospranimi i kërkesës së tyre nga gjykata për ndërprerjen e pyetjes së dëshmitarëve, për shkak se do të ndjeheshin nën presion dhe frikë, bëri që disa prej avokatëve të braktisnin seancën. “Arrestimi ndikon tek objektiviteti i dëshmitarëve të tjerë”, tha avokati Ibrahim Lahaj. “Nuk pranoj të pyeten dëshmitarët e tjerë”, u shpreh avokati Maks Haxhia, mbrojtës i të pandehurit Ylli Pinari duke pohuar se në të kundërt do të largohej. Ndërsa avokati Markë Pëllumbi u shpreh para gjykatës se “nxitimi i prokurorisë për arrestimin e dëshmitarit bëhet për presion ndaj dëshmitarëve”. Rrëzimi i kërkesës bëri që disa prej avokatëve të largoheshin nga salla e gjyqit çka çoi në ndërprerjen e seancës.             a.bNdryshimet në dëshminë e Muços- Saldimi i karrocave të dëmtuara nga Qemal Deliu(dje u mohua nga Veiz Muço)- Prania e të miturve në fabrikën e Gërdecit(u mohua dje nga dëshmitari)- Debatet me Minxollin për çështjen e sigurimit teknik(Veiz Muço tha dje se nuk ka pasur mosmarrëveshje)- Momenti i shpërthimit të parë të fabrikës(Në hetime paraprake ka pohuar se ndodhej te porta e fabrikës, dje tha se ishte ne një restorant)Uran Deliu: Karroca s‘u saldua ditën kur ndodhi shpërthimiTIRANE – Uran Deliu, i mbijetuari i familjes Deliu, ku shpërthim i 15 marsit 2008 në Gërdec shkaktoi 5 humbje njerëzore, mohoi dje që babai i tij të ketë salduar karroca baruti ditën e tragjedisë. Deliu tha se babai i tij saldonte te shtëpia karrocat e prishura të fabrikë, por se ditën e ngjarjes nuk ishte salduar asnjë të tillë. Dëshmia e tij bie ndesh me versionin e organit të akuzës se shpërthimi ka ardhur nga një karrocë e salduar te shtëpia e Qemal Deliut. Gjatë seancës, Deliu pranoi ngushëllimet e shprehura në distancë nga i pandehuri Dritan Minxolli për humbjen e pesë të afërmve të tij.DESHMIAA keni qenë i punësuar në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec?Unë nuk kam qenë i punësuar në fabrikën e Gërdecit. Por kanë qenë anëtarë të familjes sime. Babai im Qelam Deliu, mamaja ime Korre Deliu dhe vëllai im.Ku ndodheshit ditën e ngjarjes? Ditën e ngjarjes isha në shtëpi. Shtëpia nga fabrika ndahej vetëm nga xhadeja kryesore. Isha me vëllain tim, Ilirjanin dhe djalin tim 3-vjeçar.ç’ndodhi më tej?Dëgjuam shpërthimin dhe u larguam me vrap. Unë ika dhe u futa në një bunker. Pastaj, pasi mbaruan shpërthimet u ktheva të kërkoj familjen. Erdhi policia më pas. Me dy policë shkova deri te shtëpia, por nuk gjeta askënd. Në Spitalin Ushtarak mësova se prindërit i kisha te ‘Nënë Tereza”, ndërsa djalin dhe nusen nuk i gjeta. Trupat e nuses dhe vëllait i gjeta pas dy ditësh, ndërsa djalin pas tre ditësh. Humba 5 anëtarë të familjes.Dëme materiale pësuat nga shpërthimi?Shtëpia u dëmtua krejtësisht.A keni dijeni, me kë kanë kontaktuar familjarët e tu për të punuar në fabrikë?Për të filluar punë në Gërdec, familjarët e mi kanë kontaktuar me drejtorin e Fabrikës, Dritan Minxollin.Ti vetë ke qenë ndonjëherë në fabrikë?Kur kisha kohë të lirë shkoja në fabrikë dhe ndihmoja familjen.A e dini se kush ishte drejtues?Si drejtues kam dëgjuar se ishte Dritan Minxolli dhe Veiz Muça.Mbani mend të ketë pasur më parë ndonjë rënie zjarri në fabrikë?Mbaj mend njëherë që ka rënë zjarr në fabrikë. Madje mbaj mend që ka ardhur edhe policia. Por kur erdhi policia gjithçka kishte mbaruar dhe ata u larguan.A kishte karroca që përdoreshin nga punëtorët në fabrikën e Gërdecit?Në fabrikë kishte karroca. I përdornin punëtorët për transportimin e gëzhojave ose të barutit.A prisheshin këto karroca dhe nëse po, ku rregulloheshin?Kur prisheshin karrocat saldoheshin.Nga e dini ku këtë?Këtë e di, pasi i saldonte babai tek shtëpia.A keni parë saldatorë të tjerë në fabrikë?Saldatorë të tjerë në fabrikë kam parë vetëm njëherë. Ka qenë një rast kur është prishur porta e madhe metalike e fabrikës.Ku i saldonte babai juaj karrocat?Karrocat saldoheshin në oborr ose në bodrum. Saldatriçja  kryesisht qëndronte në oborr.A ka qenë babai juaj në shtëpi ditën e ngjarjes?Ditën e ngjarjes babin nuk e kam parë në shtëpi.Keni qenë ju në shtëpi gjatë gjithë kohës ditën e ngjarjes?Jam larguar për pak në mëngjes, për të pirë një kafe në Vorë. Në shtëpi jam kthyer në orën 10:00. Pastaj kam punuar aty, jam kujdesur për disa hardhi rrushi pranë shtëpisë.Nga ora 10:00 deri në orën 12:00 të datës 15 mars 2008, a është salduar tek shtëpia juaj?Jo. Nga ora 10:00-12:00 të kësaj date tek shtëpia nuk është salduar.                                ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›