E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osmani i dhuron “in extremis” kampionëve tre pikë

Elbasani vuajti jashtëzakosnisht shumë në "Ruzhdi Bizhuta" ndaj Luftëtarit të vendosur mirë taktikisht. 45 minutat e para u mbyllën në barazim, ndërsa goli i "endërruar" u shënua nga mbrojtësi Tefik Osmani në minutën e fundit shtesë (90'+2). Osmani bëhët kështu sërish dhurues i tri pikëve, ashtu sic bëri në ndeshjen e fituar nga Elbasani me Partizanin në Tiranë (1-0). Elbasani, që u mund një javë më parë nga Teuta (1-0), tashmë ndodhet në vendin e dytë me 19 pikë, me vetëm dy pikë më pak se Tirana (21), duke lënë pas durrsakët me një pikë më pak (18).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›