Flamurtari, Çipi: 6 të pezulluarit, jo më në ekip
Pezullimi i 6 lojtarëve të Flamurtarit ka ardhur në një kohë, kur ndeshjet e kampionatit po bëhen gjithnjë e më të vështira. Sipas shefit të klubit, ky vendim do të qëndrojë deri në një urdhër të dytë që do të dalë nga kryesia e klubit, e cila sipas gjasave nuk do të jetë pa një kthesë rezultatesh tek kjo skuadër. “Vendimi i marrë nga klubi nuk do të shkelet në mënyrë kategorike për asnjë lojtarë të pezulluar dhe normalisht nuk do të jenë pjesë e formacionit në ndeshjen me Apoloninë. Ne do të luajmë me lojtarët që kemi në dispozicion dhe që po ushtrojnë seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Magani. Besoj se ndeshja do të ketë një shkallë vështirësie të konsiderueshme por lojtarët do të bëjnë maksimumin e mundshëm për të ushtruar rezistencë përballë ekipit fierak”, ka pohuar Geri Çipi në një prononcim për gazetën “Panorama”.