“Lojtari më i mirë i vitit”, shpallet lista
Publikohet lista e emrave kandidatë për çmimin “FIFA world Player 2009”. Nëse në listën për “Topin e Artë” nuk figuronte asnjë italian mes 30 të parëve, nderin e të kaltërve në listën e FIFA-s e ka shpëtuar portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon. Votimi për të zgjedhur lojtarin më të mirë të vitit zhvillohet nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve të të gjithë botës. Lista do reduktohet deri në 5 emra në fillim të muajit dhjetor dhe më pas presidenti i FIFA-s, Sep Blater do të dorëzojë trofeun në një ceremoni që do zhvillohet në 21 dhjetor në Zyrih. Ja kandidatët: Mikael Balak, Xhixhi Bufon, Iker Kasijas, Kristiano Ronaldo, Diego, Didier Drogba, Mikael Esien, Samuel Eto’o, Stiven Zherrad, Tierri Henri, Zlatan Ibrahimoviç, Andres Iniesta, Kaka, Frank Lampard, Luis Fabiano, Lionel Mesi, Karles Pujol, Frank Riberi, Uejn Runi, Xhon Terri, Fernando Torres, David Villa dhe Ksavi Hernandez.