E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, kampion për U-19

Flamurtari fitoi titullin kampion në kampionatin U-19 për sezonin 2007-2008, pasi mposhti nga pika e bardhë 5-4 me penallti Teutën e teknikut Albert Bozhanaj. Skuadra vlonjate e drejtuar nga Eqerem Memushi barazoi 1-1 në kohën e rregullt, përfshirë dhe shtesat. Hoxha (2') për Teutën dhe Shehu (62') për Flamurtarin ishin edhe autorët e golave. Këtë ndeshje e ndoqën si trajneri i përfaqësueses U-19, Ramadan Shehu ashtu dhe ai i U-17, Shpëtim Duro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›