E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krizë presidenciale te Tirana, largohet Nuri

Tirana është zhytur në një krizë donatorësh. Familja Nuri, që përfaqësohet nga Avni Nuri në katërshen e donatorëve rezulton të jetë e tërhequr nga sponsorizimi i mëtejëshm i 23-herë kampioneve. Shkak është bërë zgjedhja e Refik Halilit si presidenti i parë në skemën me rotacion. Halili ka marrë mbështetjen e Agron Papulit dhe Shefikat Ngjelës, por nuk gëzon atë të Avni Nurit. "Sporti Shqiptar" zbbardhi edhe skemën e përzgjedhjes së Refik Halilit president. Fillimisht është propozuar Shefikat Ngjela (si e vetmja femër), por ajo nuk pranoi derisa u arrit në variantin e fundit, që Halili të zgjidhej presidenti i parë. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar dje mungoi familja Nuri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›