E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampion bote ne ciklizem Tor Hushovd fiton etapen 13 ne Turin e Frances

Kampioni i botës Tor Hushovd fitoi etapën e 13-të të Turit të Francës, pasi mposhti dy rivalët francez në metrat e fundit.

Çiklisti norvegjez, pjesë e skuadrës Garmin-Çervelo u shkëput nga grupi kryesues 2.5 kilometra para fundit dhe e mbylli garën me 10 sekonda avantazh ndaj Devid Monkutie.

Në vendin e tretë, me 26 sekonda disavtantazh doli, Zheremi Roi, mbajtës i fanellës për etapat malore. Pretenendtët kryesor për fitimin e turit qëndruan të qenë gjatë epatës 152 kilometra të gjatë me finisht në Pau. Tomas Vockler mbetet në krye të renditjes së përgjithshme dhe mban fanellën e verdhë.

Roi, qëndroi përteth 200 kilometra i vetëm në krye, pastaj u arrit nga tetë çiklistë. Hushovd ishte një prej tyre dhe forma e mirë sportëve që po kalon i dha mundësinë e fitures. Sot zhvillohet etapa e 14-të, 168 kilometra e gjatë, me finish në Plateau de Beille.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›