Ruset duan Ganson Anzhi ofron 40 mln euro Santosit per yllin brazilian
Anzhi ofron 40 milionë euro Santosit për yllin brazilian si dhe një rrogë vjetore prej 7 milionë eurosh për 21-vjeçarin.
Futbollisti i Brazilit pëlqen Milanin, por në garë hyn edhe Paris Sen Zhermen.
Bashkë me Paton dhe Nejmarin është një nga talentet më të mëdhenj të këtij Brazili. Fjala është për Ganson, lojtarin e shkëlqyer të Santosit dhe që kërkohet nga shumë klube në Europë, madje deri në skajet më të largët të saj.
Për Ganson ka kohë që interesohet Milani, ndërsa besohet se edhe dëshira e futbollistit është që të luajë te kuqezinjtë.
Veçse janë edhe të paktën dy klube të tjerë që synojnë brazilianin. Nga Rusia e largët vjen zëri i Anzhit, ekipit që luan në Superligë dhe që ndodhet në Republikën e Dagestanit të largët në brigjet e Detit Kaspik.
Anzhi ofron 40 milionë euro për Santosin dhe 7 milionë euro në sezon për lojtarin.
Dy shifra të jashtëzakonshme sidomos nëse merr parasysh se Ganso fiton më pak se 700 mijë euro në sezon në klubin brazilian. Veçse, do të jetë tepër e vështirë që të bindet mesfushori sulmues për të shkëmbyer Italinë mesdhetare me Rusinë e ftohtë.
Vlen të theksohet se tek Anzhi luan edhe braziliani i famshëm Roberto Karlos dhe se prej këtij klubi të fuqishëm nga paratë e naftës kërkohet edhe Nejmar, supertalenti më i fundit i Santosit.
Një provë për 21-vjeçarin e bën edhe Paris SG. Në kryeqytetin francez ka shkuar si drejtues ish-trajneri i Milanit dhe Interit, Leonardo dhe nga Parisi jepen 30 milionë euro për Santosin si dhe një pagë mjaft e mirë për Ganson.
Gjithsesi, pak besohet që këto oferta ta shpërqëndrojnë Ganson, i cili më shumë pëlqen Milanin, por më parë klubi italian duhet të bindë Santosin nëpërmjet një ofertë të lartë financiare.
Megjithatë, Ganso për momentin është i përqëndruar në fushën e lojës. Fillimisht, lojtari duhet të përfundojë detyrimin në Kupën e Amerikës në radhët e Brazilit dhe pastaj të vendosë për të ardhmen.