E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndërron Ligën e Kampionëve

Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 21:55

Trajneri i ri i Interit, Gian Piero Gasperini, premton lojë sulmuese, ndërsa nuk e fsheh ëndrrën e tij – triumfin në Ligën e Kampionëve. Trajneri i ri është duke e menduar një taktikë sulmuese në ekipin nga Giuseppe Meazza, për t’iu kundërvënë skuadrave në Serie A dhe në Evropë.

“Ëndërroj Ligën e Kampionëve, edhe pse Serie A në këtë moment është mjaft e rëndësishme”, deklaroi 53 vjeçari për televizionin e klubit.

Ish trajneri i Genoas, tash pasardhës i Leonardos, mendon të luajë me formacionin 3-4-3, me të cilin i ka shkaktuar probleme gjithmonë kundërshtarëve.

“E kam ndërmend ta sjell stilin e futbollit, i cili më shërbeu për të mirë në Genoa. Kjo do të thotë se planifikoj ta kem një mbrojtje të fortë dhe një sulm që punon mirë. Gjithmonë kam aplikuar lojë ofanzive. Më pëlqen t’i shpalos këto ide edhe në Inter, duke u munduar po ashtu që të arrij rezultate të mira “, vazhdoi trajneri italian.

Inter e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Scudetton në sezonin 2009/2010 nën udhëheqje të Jose Mourinhos. Edhe trajneri Gasperini do të mundohet ta ndjekë rrugën e ‘Special One’ te klubi Nerazzurr.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›