Interi i Milanos kerkon yllin argjentinas te Mancester Sitit Tevezin
Nuk ka paqe për kapitenin e Mançester Sitit. Ndërsa në Kupën e Amerikës nuk po arrin të bëhe protagonist në një Argjentinë ku luajnë edhe Mesi, por edhe Agero, Karlos Tevez mund të largohet edhe nga klubi anglez, ashtu siç u përfol gjatë gjithë kohës.
Interi i Milanos mund ta marrë kapitenin e Sitit, por vetëm nëse paguan 40 milionë euro, pasi ky është vlerësimi që bëhet për kartonin e futbollistit. Nuk është hera e parë që flitet për një interesim të klubit zikaltër për Tevezin, por është e para herë që jepen shifra të sakta, pra ka diçka më shumë sesa thjesht zëra.
Veçse, përpara se të mendojë për kapitenin e Sitit, presidenti Morati duhet të mendojë për të shitur një lojtar kryesor në mënyrë që të ketë paratë e duhura për këtë lëvizje. Dhe ky lojtar kryesor quhet Uesli Snajder, holandezi i mesfushës, i cili prej disa ditësh jepet shumë pranë Mançester Junajtid.
Inter ka kërkuar nga Ferguson pikërisht shumën prej 40 milionë eurosh, ndërsa anglezët ofrojnë diçka më pak. Gjithsesi, e rëndësishme është që është gjetur një mënyrë për të realizuar lëvizjet dhe për të mos rënduar buxhetin, ndërsa afati për rregullat e reja të UEFA-s po afrohet gjithnjë e më shumë.