Flamurtari, në sulm për të marrë Bulkun
Ofertë e re e vlonjatëve, pritet reagimi i mesfushorit
Drejtuesit e Flamurtarit vazhdojnë të jenë mjaft aktivë në merkato. Ata insistojnë për të bërë edhe dy blerje të tjera, një mesfushor dhe një sulmues. Kështu burime të sigurta pranë presidencës informojnë se kanë rinisur tratativat me mesfushorin e Kombëtares, Ervin Bulku. Për këtë të fundit, vlonjatët patën shfaqur interesim që një muaj më parë, por për arsye të ndryshme këto tratativa u ndërprenë. Sipas po të njëjtave burime, Bulku është kontaktuar në linjë telefonike nga drejtuesit e klubit vlonjat dhe gjatë ditëve në vijim pritet të marrin edhe një përgjigje nga ish-mesfushori i Tiranës.
Mesfushori
Bulku ka një CV të pasur në karrierën e tij si futbollist dhe në rast se kjo tratativë do të mbyllet pozitivisht, atëherë me të dhe Devollin në mesfushë ekipi do të bëhej mjaft i fortë. Nga ana tjetër, ardhja e Bulkut do të rriste akoma më shumë konkurrencën në këtë repart, çka do të nënkuptonte edhe shtimin e riskut për disa prej mesfushorëve aktualë të Flamurtarit. E teksa bëhen plane për sjelljen e mesfushorit në Vlorë, drejtuesit kuqezinj duhet të mendojnë që të “mbysin” edhe rivalitetin e Tiranës, e cila shpreson shumë në rikthimin e këtij lojtari në radhës e saj. kujtojmë se Bulku është rritur tek bardheblutë para se të kalonte në kampionatin ukrainas të futbollit.
Maqedonasi
Ndërkohë, në lidhje me lojtarin tjetër që pritet të vijë, ai është një sulmues maqedonas. Për të ende nuk ka ndonjë formacion të saktë, por insistimi i drejtuesve të Flamurtarit për ta pasur këtë lojtar me çdo kusht tregon se është cilësor. Aktualisht, vija sulmuese e kuqezinjve përbëhet nga tre sulmues si Xhafaj, Plaku dhe Shehaj. Ndërkohë që vetë tekniku i skuadrës vlonjate Gugash Magani nuk ka shprehur asnjë mendim rreth këtyre dy lojtarëve, duke mos dashur të prishë edhe atmosferën në ekip, pasi disa futbollistëve u rrezikohet seriozisht vendi jo vetëm në formacion, por edhe në ekip.