Hamilton fiton mimin e Madh te Abu Dhabit ne Formula 1
Ljuis Hamilton doli i pari në Cmimin e Madh të Abu Dhabit duke festuar fitoren e tretë në këtë sezon. Anglezi me McLaren përfitoi nga tërheqja e Fetelit që në fillim të garës.
Në podium krahas Hamiltonit u ngjitën edhe Fernando Alonso me Ferrari dhe shoku i tij i skuaderisë Xhenson Baton. Verder me Red Bull doli i katërti si pasojë e një strategjie të gabuar. Felipe Masa nuk shkoi përtej vendit të pestë duke lënë pas shpine dy pilotët Mercedes, Rozeberg dhe Shumaker.
Kjo ishte ajo që ndodhi në Abu Dhabi ku vjet garohej për të shpallur kampionin, ndërsa sivjet garohet vetëm për të plotësuar kalendarin. Fetel u nis nga pole position, por pas vetëm 3 xhirosh u bëri një rrotullim rreth vetes, sepse e gjeti gomën e pasme të shpuar. Kampioni i botës tentoi të rikthehej në garë, por pavarësisht se arriti të kthehej në bokse, nuk doli më prej këtej.
Në këtë moment nisën dy beteja, njëra për fitoren, tjetra për podiumin: që të dyja të fituara nga Mc Laren. Hamilton ia doli mbanë të mbajë pas shpine Fernando Alonson, që u afrua deri në 1 sekondë, ndërsa Baton mposhti Veberin dhe Masën në garën për vendin e tretë.
Kampionati i Formulës 1 mbyllet më 27 nëntor me Çmimin e Madh të Brazilit.