Kazijas: “Shusteri është i lumtur”

Iker Kazijas, portieri i Realit të Madridit, u pohoi reporterëve se trajneri Bernd Shuster është i lumtur me gjigantët spanjollë, pavarësisht thashethemeve që e shikojnë trajnerin gjerman drejt largimit nga bankina e "merenguesve". Deklaratat e fundit të Shusterit në kampionatin gjerman treguan se menaxheri ndihet i pasigurt për të ardhmen e tij te 30-herë kampionët e Spanjës. Por gjatë një konference të përbashkët shtypi promocionale edhe me sulmuesin e Barcelonës, Kazijas deklaroi se Shuster dëshiron të vazhdojë me klubin. "Unë mund t'iu siguroj se Shuster është i lumtur në Madrid. Do të ishte shumë e cuditshme kjo pasi ai ka stërvitur ekipe të mëdha, por aq sa të rëndësishëm sa Reali i Madridit. Atëherë përse do të largohej ai?", - pohoi portieri.
Kur Kazijas u pyet për formën e mirë përgjatë këtij sezoni të Realit të Madridit dhe atë zbehtë të rivalëve, Barcelonës, , ai deklaroi: "Duhet të tregohemi të durueshëm. Ne patëm nevojë për një mrekulli dhe në fund ne fituam Ligën falë punës sonë të madhe dhe gabimeve të tjerëve. Kur ju jeni mësuar të fitoni të dyja, si kampionatin dhe Ligën e Kampioneve dhe është normale që fansat të kërkojnë gjëra të rëndësishme, dhe kjo na bën shpesh herë edhe nervozë", - tha Kazijas, i cili shtoi se e mirëpriste ardhjen e mundshme e mesfushorit brazialn të Verder Bremenit, Diego.