E Diel, 1 Nëntor 2026

Flasin themeluesit e PD

Arben Demeti:
"PD ishte si foshnje, dhashe gjithcka, pa kerkuar asgje"
Njeriu qe ka organizuar gjithcka ne PD, per dy vjet, nga themelimi i saj e deri ne fitoren me 22 mars 1992, Arben Demeti tashme gjendet ne nje parti tjeter politike, PAD. I larguar para 15 vitesh, per shkak te mospajtimit me politiken e atehershme te kreut demokrat, Demeti nuk mungon te shfaqe nostalgjine per ate kohe te stuhishme, kur nje grup njerezish, studente dhe intelektuale, vrane friken dhe krijuan te paren parti opozitare, Partine Demokratike. Arben Demeti ishte njeri nder firmetaret, por dhe njeriu qe organizoi nga themelet kete parti, ashtu i pafjale, larg tribunave dhe shume afer njerezve. Per te dhene shume dhe per te mos fituar asgje nga mundi dhe djersa e derdhur.
"I kam dhene per dy vjet gjithcka Partise Demokratike dhe nuk kam dashur te marr asgje, vecse respekt per punen e bere. E quaj si nje foshnje timen. Ka qene nje krijese engjellore per dy vite me radhe, derisa hyri gjithcka ne ingranazhet e forta te pushtetit, nje "may bebi" qe nga krijimi e deri ne vitin 1992", i rikthehet atyre viteve Arben demeti, i pari sekretar i organizimit te PD. I cili shprehet se ne ate kohe PD e realizoi misionin e saj, rrezimin e diktatures. Duke u shprehur per 15 vitet larg PD, ai ka nenvizuar se gjithcka mori rrokullimen, dhe themeluesit u larguan. "Jane 17 me pare keto episode qe kujtoj dhe qe ishin me te vertete ideale. Tani kane kaluar shume kohe, une jam ne nje parti tjeter, por dhe ne PD kane ardhur njerez te rinj. Madje jam befasuar me nje deklarate te nenkryetares aktuale te PD, teksa shprehej per Eduart Selamin, duke thene se "kush eshte Selami". Mund te them se s'ka faj ndoshta, Selami u shkarkuar si kryetar i PD dhe u perjashtua nga partia ne vitin 1995, Topalli ka ardhur ne PD ne vitin 1996. Dhe nderkohe kane qendruar 8 vite ne opozite, kur Selami ishte larg. Pra pavaresisht se ndjehem i befasuar qe te mos njihet kryetari i PD per kater vite, por qe gjithsesi edhe mund te kene te drejte, pasi kane levizur shume gjera". Nderkohe qe duke u shprehur per ate periudhe te permbysjes se komunizmit, Demeti nuk i shmanget asnje moment faktit se ndjehej i nderuar se ka qene themelues, organizator deri ne fitoren e pare te forcave demokratike, per tu gjendur me pas jashte saj, pa asnje vleresim. Ndersa mungesen e tij ne pervjetorin e 17-te te themelimit te PD, e arsyeton me faktin se tashme nuk ka se cfare kerkon atje, kane kaluar shume vite. Gjithsesi per te idealet e dhjetorit nuk jane realizuar, ato realizohen me anetaresimin ne BE, pasi slogani i levizjes se dhjetorit ka qene "E duam Shqiperine si gjithe Evropa".
Ruli:
"Te gjitghe themeluesit te ribehen pjese e PD"
Nje nga themeluesit kryesore te Partise Demokratike, Genc Ruli i cili aktualisht mban edhe postin e ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes i ben thirrje te gjithe themeluesve te PD-se te ribehen pjese e partise. Ne nje prononcim per "Koha Jone", si nje nga te kthyerit ne PD, Genc Ruli thekson se PD me kalimin e viteve ka kuptuar se te gjithe individet qe kane kontribuar ne kete parti jane sot me te nevojshem se kurre. "Ne kete pjekuri qe ka sot PD-ja e kuptuam qe cdo pike energjie dhe individ qe ka kontribuar ne te eshte i vlefshem dhe padyshim kjo ftese une mendoj qe eshte nje ftese permanente qe eshte cdo dite dhe cdo ore", thekson Ruli, nje nga figurat qe kane themeluar PD-ne. Sipas tij, PD tashme eshte nje force e konsoliduar politike e cila ka deshmuar ne kete dy vjet te qeverisjes urtesi dhe pergjegjshmeri politike. "Ne keto dy vjet PD ka deshmuar urtesi politike dhe sidomos pergjegjshmeri politike", konstaton Ruli, duke theksuar se tashme ne PD eshte nje brez i dyte politikanesh vital dhe me energji per te ecur perpara. Por si nje nga aktivistet e Dhjetorit te vitit 1990, Genc Ruli thekson kjo date nuk pasqyron vetem emocionin e nje grupi njerezish si ai, por perfaqeson emocionin e nje shoqerie te tere e cila pas 50 viteve komunizem realizoi me ne fund endrren e saj per liri dhe demokraci. Sipas Rulit, emocionet e Dhjetorit te 17 viteve me pare jane te pashlyeshme per edo shqiptar dhe te papershkrueshme nga ai vete.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›