"Shteti te mos abuzoje me emigrantet"
Emigrantet ne Greqi perballen me zvarritje te pakten burokratike ne ligjerimin e qendrimit te tyre. Konstatimi vjen nga O Sinigoros tu Politi (SP, Avokati i Popullit te Greqise). Ne nje shkrese zyrtare qe iu drejtua dje qeverise helene, kerkohet qe te merren masa te menjehershme per eliminimin e zvarritjes se legalizimit te emigranteve dhe rinovimit te lejeve te tyre te qendrimit. Shkresa iu percoll jo vetem Kryeministrit Kostas Karamanlis, por edhe ministrit te Brendshem, Prokopis Pavllopulos, drejtorit te Politikave te Emigracionit, Aleksandros Zavos, si dhe institucioneve te tjera ne mbrojtje te te drejtave njerezore.
"Ne konstatojme procedura teper te vonuara per sa u perket pajisjes se emigranteve me leje qendrimi apo me rinovimin e kohezgjatjes se tyre te ligjshme ne Greqi", terheq vemendjen, perfaqesuesi i Avokatit helen te Popullit, Andreas Takis. Ne kete pike, ai kerkon marrjen e masave te shpejta dhe efektive, duke theksuar se e drejta e legalizimit eshte e sanksionuar boterisht per te huajt emigrante. "Konstatojme se ka kohezgjatje te papranueshme ne vonesen e ligjerimit te te huajve dhe ne depozitojme nje numer shqetesues ankesash ne kete drejtim", evidenton SP, duke i vene theksin dhe faktit se shume prej ankuesve jane shtetas shqiptare, qe presin te rinovojne lejet e tyre te qendrimit ne Greqi, pasi kane kryer te gjitha pagesat e kerkuara nga shtetit.
"Kemi nen shqyrtim raste te emigranteve qe presin te marrin lejet e qendrimit qe ne vitin 2004, disa te tjere dhe ne vitin 2002 deri dhe femije te lindur qe me pare se viti 2004, te cilet ende nuk jane qytetare te rregullt", detajon SP, duke shtuar: Ne keto kushte, emigrantet kane te drejte te besojne se vete koha e zvarritur ne menyre te papranueshme, i sqaron se nuk kane shpresa se mund te marrin lejet e qendrimit dhe pse i kane plotesuar kushtet e shpallura nga autoritetet per emigrantet e huaj". Ne kete pike, SP i kerkon qeverise qe te shpalle afate konkrete te legalizimit, por dhe te mbikeqyre institucionet ne varesi te saj per zbatimin e tyre. "Merrni masat e duhura per plotesimin e detyrimeve ligjore te institucioneve qe ju drejtoni", thekson SP, duke paralajmeruar: "Kjo duhet te behet edhe me qellim qe te shmanget procesi i ankimit te te huajve emigrante, ne instancat e Bashkimit Evropian".
Verifikim dhunimit te emigranteve ilegale
Avokati i popullit ne Greqi, i kerkoi dje zyrtarisht autoriteteve vendase qe te studiojne ne menyre te paanshme dhe produktive, ankesat e emigranteve per shkelje te te drejtave te tyre gjate perpjekjeve per te hyre ilegalisht ne shtetin fqinje. Permes nje shkrese, te cilen e publikoi dje O Sinigoros tu Politi (SP, Avokati i Popullit), kerkohet qe "te shihen me perparesi dhe t'u jepen pergjigje konkrete te gjitha denoncimeve nga emigrante te paligjshem, te cilet jane dhunuar fizikisht e psikologjikisht, pasi jane perpjekur te hyjne ne territorin grek pa leje te rregullt kalimi". "Ne konstatojme se ka shkelje te te drejtave njerezore per emigrantet klandestine, shkelje keto te mbetura larg drites mediatike dhe informimit te shoqerise", evidenton SP. Ne kete pike, SP sugjeron qe te ligjerohet nje rregullore e posacme per policine helene. "Ky protokoll te sanksionoje procedure te qarte dhe korrekte te pritjes e largimit te emigranteve te paligjshem", kerkon SP, ne perpjekje per te frenuar abuzimin e uniformave blu me te huajt e pambrojtur.
Ed.Ku