"Firoja" e themeluesve te PD
Fatjona Mejdini
Gjithkush qe kujton ate dhjetor te madherishem te vitit 1990, nuk ka se si te shpetoje nga mrekullimi, per arsyen e vetme se ne kete kohe te duket e pabesueshme ngritja kunder atij regjimi 50-vjecar, qe kishte shkaktuar mijera viktima. Pas 17 vjet ekzistence, partia e pare opozitare ne vend, Partia Demokratike dhe me e madhja aktualisht ne skenen politike, ka nje numer shume te reduktuar te themeluesve te saj, qe sot zoterojne pushtet ne vend. Keshtu, nga lista 343 firmetareve per themelimin e kesaj partie, aktualisht vetem 3 firmetare jane pjese e ekzekutivit shqiptar. I pari eshte Sali Berisha, kryetar i Partise Demokratike, Genc Ruli, minister i Ekonomise dhe Energjetikes dhe ministri i Arsimit, Genc Pollo. Ndonese PD numeron rreth 56 deputete ne Grupin e saj parlamentar, aktualisht vetem 3 prej ketyre deputeteve jane pjese e 343 firmetareve, qe me 12 Dhjetor te vitit 1990 themeluan PD-ne, perkatesisht Sali Berisha, Genc Ruli dhe Prec Zogaj. Por ajo qe vihet re eshte se po shume pak firmetare sot jane edhe drejtues ose pjese e administrates, ndonese PD prej me shume se dy vitesh eshte ne pushtet. Keshtu, aktualisht Arben Imami nje nga themeluesit e kesaj partie, eshte drejtor kabineti i Kryeministrit Berisha, ndersa Bashkim Gazidede mban postin e numrit dy te hipotekave ne vend dhe Shaban Memia eshte edhe kryetari i Agjencise se Legalizimeve.
Por ne listen e firmetareve per krijimin e Partise Demokratike gjen edhe emra qe sot jane pjese e partive opozitare ne vend. Keshtu, nje pjese e konsiderueshme e listes se firmetareve te PD-se jane aktualisht pjese e Partise Aleanca Demokratike, si Arben Demeti, Edmond Budina dhe Edmond Dragoti. Nga ana tjeter ne listen e firmetareve eshte edhe ish-numri dy i Bashkise se Tiranes, Blendi Gonxhe. Po keshtu pjese e themeluesve te PD-se eshte edhe keshilltari ish-kryeministrit, Nano, Emin Barci. Ajo qe te bie ne sy ne listen e themeluese te partise me te madhe ne vend eshte edhe numri i madh i studenteve dhe pedagogeve qe kane firmosur per themelimin e saj. Nga ana tjeter te shumte ne numer jane edhe artistet e shkrimtaret, te cilet me firmen e tyre kane themeluar te paren parti demokratike ne Shqiperi. Por ne liste nuk mungojne as punetoret e thjeshte, te cilet me 12 dhjetor te 1990 kane qene pjese e formimit te Partise Demokratike. Nderkohe qe ka munguar dhe nje nder themeluesit, ish-kryetari i PD per kater vite, Eduart Selami, i cili qendron prej shume vitesh ne SHBA. Pa llogaritur mbetjen "jashte" te Shinasi Rames, Tefalin Malshytit, Arben Likes dhe qindra studenteve te tjere, te cilet u larguan nga kjo parti.
Te larguarit
Nuk jane te pakte ata qe jane larguar nga PD gjate ketyre viteve, pavaresisht se kane qene firmetare. Dikush jashte vendit, si Selami, Shinasi Rama, Tefalin Malshyti, dikush ne parti te tjera si Arben Demeti, Blendi Gonxhe, Ridvan Peshkepia, Emin Barci, dikush ne aktivitet privat, te gjithe i jane larguar te pares parti opozitare, te cilen e themeluan vete.
Artistet
Ne listen e themeluesve te Partise Demokratike te bie ne sy edhe prania e shume firmetareve, pjese e artit shqiptare. Keshtu, mes emrave shquan aktorin e mirenjohur, Ndricim Xhepa dhe regjisori Mevlan Shanaj. Nje pjese e konsiderueshme e listes se themeluesve perbehet edhe nga shkrimtare te mirenjohur shqiptare, si Fatos Kongoli, Odhise Grilloi dhe Elsa Ballauri. Po keshtu pjese e listes jane edhe gazetaret Frrok Cupi dhe Lazer Stani.
Bamir Topi
Presidenti Bamir Topi nuk ka pasur ftese per te marre pjese ne 17 vjetorin e themelimit te Partise Demokratike, per shkak te pozicionit te tij te paanshem ne krye te shtetit. Sipas zedheneses, kreu i shtetit e ka uruar me telefon kryetarin e PD, Berisha per festen.
Jozefina Topalli
Nenkryetarja e PD, njeheresh kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qene e munguara ne pervjetorin e 17 te themelimit te Partise Demokratike. Ajo ndodhet per nje vizite dyditore ne SHBA, per te marre pjese ne nje sesion te organizuar nga OKB per femijet.
Genc Pollo
Mungoi nje nder firmataret e themelimit te PD dhe kryetari i PDR, njeheresh Minister i Arsmitt, Genc Pollo. Pavaresisht se ne oret e mesdites ka qene ne kryeqytet, si dhe s'ka pasur ndonje vizite jashte vendit, mbetet mister mungesa e Pollos ne ne feste.
Edi Rama
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama nuk ka marre pjese ne diten e themelimit te PD, feste e organizuar ne Pallatin e Kongreseve. Ne vend te saj, ka qene kryetarja e Grupit te PS, Valentina Leskaj, ajo qe i ka sjelle urimet e kreut socialist kryetarit te PD, Berisha.
Ilir Meta
Kryetari i LSI, i nderuar dhe "Pishtar i Demokracise" nga ish-presidentit Berisha, mungesen e tij ne pervjetorin e 17-te te themelimit te partise se pare opozitare e ka mbushur me nje takim ne Peshkopi. Ne vend te tij ishte kryetari i Grupit, Xhufi.
Neritan Ceka
Nuk ka marre pjese ne 17 vjetorin e themelimit te Partise Demokratike, as Neritan Ceka, President i PAD, dhe i pari kryetar i grupit parlamentar te PD. Pavaresisht mesazheve perafruese, duket se dhe Ceka ashtu si Demeti e kane ndjere veten jashte kesaj feste.