Flet Erind Bejko, kryetar i Asamblese se FRESSH: Rinia shqiptare do ta votoje Edi Ramen kryeminister
Erindi ka lindur në qytetin e Pogradecit. Vitet e para te jetës deri në moshen 18 vjecare i ka kaluar në qytetin e lindjes dhe më vonë ndoqi studimet në Tiranë në Fakultetin e Shkencave Sociale, më pas për Drejtësi. Mbas studimeve ka punuar si pedagog dhe drejtues I disa projekteve të marketingut. Erindi u angazhua nw PS fillimisht fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2007 në qytetin e Tiranës ku kandidonte Edi RAMA kundër ish-ministrit të brëndshëm të asaj kohe Sokol Olldashit, një fushatë ku spikaten idetë dhe fryma e kandidatit të Partisë Socialiste cka u materializua dhe në një rezultat spektakolar. Sot ai wshtw shef kabinieti nw Bashkinw e Kavajws.
1. Si shpjegohet qe nje djale me origjine nga Pogradeci sot eshte shef kabinet ne Bashkine e Kavajes, ku qendron lidhja?
Në qytetin e Kavajës më coi prirja ime për të qënë pranë sfidave ku fitorja merr vlerë reale. Me inkurajimin e një bashkëpunëtorit tim pasi u konfirmua kanidatura e Elvis Rroshit, të nesërmen bëra cantën gati. Kavaja në fushatën e zgjedhjeve lokale të 8 majit ishte në nje moment historik ku duhet të zgjidhte mes nje modeli qeverisës të kalbur dhe filozofisë dhe risive që përconte një kandidat i ri e i suksesshwm.
Pas fitores historike Elvis Rroshi ndërtoi stafin e tij, dhe bwri atw qw bwjnw tw gjthw socialistwt pas fitores, ju qëndroi besnik njerëzve te cilët kishte patur pranë në momentet më të vështira te fushatës së tij dhe une isha njëri prej tyre. Pasi qëndrova për 9 muaj në drejtimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike tani jap kontributin tim në menaxhimin dhe drejtimin e Kabinetit të Elvisit I bindur që është puna që kryej me një pasion marramëndës.
2. Cfare ju shtyu te beheshit pjese e ekipit te Elvis Roshit ne Kavaje,ne kohen kur shume pak njerez besonin ne nje fitore te PS ne Kavaje? Cila ishte sipas jush pika e forte qe I dha PS fitoren historike ne ate qytet?
Energjia, idetë e Elvisit si dhe dëshira e tij për të bërë në mandatin e tij të parë ate cka paraardhesi i tij nuk e kishte bërë për 8 vjet me rradhe më bindën se Kavaja ishte zgjedhja ime e duhur për të menaxhuar një fushatë elektorale. Sic edhe permenda më sipër, një fitore në Kavajë në këto zgjedhje ishte një fitore reale. Në kulmin e fushatës, njerëzit që pak e njihnin realitetin politik në Kavajë shpreheshin pesimistë duke I besuar thënies Kavaja është bastion i Partisë Demokratike dhe xhep votash për këtë të fundit, ndërsa ne që jetonim me atë realitet ishim të bindur se të rinjtë, studentët, gratë, të moshuarit dhe gjithë kategoritë e tjera sociale kishin vendosur që fatet e qytetit të mos i besonin mbi dike i cili mendonte se po të varte xhaketen blu fitonte, por tja besonin një njeriu i cili pati guximin që gjatë fushatës ti shihte njerëzit në sy, të dëgjonte hallet dhe problemet e tyre dhe të projektonte gjatë mandatit të tij te parë zgjidhjen e këtyre halleve dhe problemeve.
Përsa i përket pikës së fortë dhe sekretit të fitores, mendoj se fillon nga zgjedhja strategjike e kandidatit, mbështetjes totale nga Edi Rama, angazhimit total të stafit i cili kryesisht ishte i përbërë nga qytetarë që ishin të etur për ndryshim dhe padyshim dhe taktikes që Elvisi zgjodhi duke trokitur në çdo derë te qyetit, në qëndër dhe periferi gjatë gjithë periudhës së fushatës.
3.Ju jeni sot gjithashtu dhe Kryetar I Asamblese se Fressh pas procesit te RE:FRESSH,qe terhoqi vemendjen e gjithe Shqiperise.A mund te na tregoni me shume mbi rolin qe ka Asambleja Kombetare e FRESSH,dhe rolin tuaj si kryetar I saj?
Procesi i RE:FRESSH i ideuar dhe organizuar nga Sekretariati për Rininë dhe Emigracionin pranë Partisë Socialiste ishte një risi e cila nuk ishte aplikuar asnjëherë në realitetin politik të forumeve rinore në Shqipëri ndaj dhe pati sigurisht një jehonë te madhe. Ky proces nuk prodhoi thjesht një votim dhe një rezultat por ndërtoi një ekip tek i cili çdo i ri e gje veten e tij. Një gjimnazist e ka vendin tek strukturat e gjimnazeve të cilat po ngrihen në gjithë vëndin, një student, një i ri emigrant apo dhe një i ri i cili është profesionist në një fushë të caktuar secili mund ta gjejë veten pranë këtyre strukturave madje edhe një i ri i cili jeton në një zonë rurale mund të afrohet pranë FRESSH duke dhënë kontributin e tij. Pra ky proces decentralizoi pushtetin që mund të ketë një forum rinor duke e shpërndarë ate në disa duar çka sjell efikasitet më të madh në menaxhimin dhe rritjen e strukturave tona të brëndshme.
Në cilesinë e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare te FRESSH kam gjithë dëshirën dhe energjinë e mundshme për të dhënë kontributin tim në menaxhimin, drejtimin dhe organizimin e punës së kësaj asambleje me qëllim që vendimet të cilat do të diskutohen brënda këtij grupimi të kenë një ndikim pozitiv në mbarëvajtjen e punëve brënda këtij forumi. Ky grupim ka në vetvete të rinj shume të apasionuar pas politikës, me një dëshirë të madhe për ta ndryshuar këtë vend dhe jam i bindur se te kjo asamble janë grupuar ekipi i Shpresave të cilët kanë premisat që pas disa vitesh të luajnë me Kombëtaren dhe të drejtojnë me sukses Partinë Socialiste dhe pse jo dhe institucionet e këtij vëndi që aq shumë kanë nevojë për Refresh.
4. Edi Rama ka qenw tejet aktiv gjatw ReFressh, c’synon ai nga ky aktivizim i rinisw?
Eshtë e vërtetë që Edi Rama ka ndjekur RE:FRESSH-in me një vëmëndje dhe nje përkushtim i cili ka lënë një shije shumë të mirë për gjithë ne fressh-istat dhe për të rinjtë e tjerë të cilët u bënë pjesë e këtij projekti. Gjatë asamblesw sw fundit ai na ngarkoi me detyrën për ta bërë FRESSH një hapësirë publike për këdo që ka dëshirë, vullnet dhe pasion për tu marrë me politikë. Gjatë prezantimit të planit të punës Edi Rama la detyrë qe ky program të bëhet program pune për të rinjtë në cdo cep të vendit duke na bërë me dije se ne jemi sot në anën e duhur te historisë dhe se jemi forca që do ta bejmë Shqipërinë një vend europian. Nga mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të FRESSH të gjithë dolëm me mendimin e përcaktuar qartazi se sfida e viti 2013 nuk është e lehtw, por që do të fitohet së bashku.
5.Ne zgjedhjet e ardhshme vota e rinise do jete vendimtare per te percaktuar fituesin.A mund te na zbuloni disa prej politikave qe rinia socialiste do promovoje dhe disa prej taktikave te organizimit me te cilat ju mendoni se do krijoni avantazh ndaj kundershtarit?
Sigurisht që organizimi dhe taktikat fituese do ti fillojmë nga vetja jonë. Objektivat tona deri për fushatë do te jenë zgjerimi, përmirësimi i strukturave të FRESSH duke punuar me qëllimin e vetëm, që ky forum të jetë zgjedhja e parë e të rinjve sot dhe nesër. Ndërtimi i një stafi profesionistësh dhe një grupimi njerëzish të cilët të jenë të aftë të realizojnë projektet e tyre poli
