E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet Karla Del Pontepër raportin eDik Martit

PRISHTINE-Ish-kryeprokurorja e Gjykatës të Hagës, Karla Del Ponte në një intervistë, që do të botohet sot e plotë në gazetën "Bota Sot", mohon që në librin e saj "Gjuetia" të jetë përmendur apo akuzuar Hashim Thaçi si personi kyç në tregtinë e organeve.
Në lidhje me raportin e Dik Martin, ku i akuzuari kryesor është kryeministri i Kosovës ajo shprehet: "Jo, jo unë nuk kam përmendur në librin tim Hashim Thaçin dhe nuk implikoj atë në trafik organesh. Nëse e ka përmendur dikush emrin e Hashim Thaçit, ai është Dick Marty. Për mua, zoti Thaçi s'ka të bëjë asgjë me këtë aferë. As un vetë nuk di kush duhet implikuar në këtë aferë, por thuhet se këtu ishte e implikuar UÇK-ja, që padyshim do të kapte apo përfshinte disa persona. Po i kthehem Thaçit, ai ka deklaruar se nuk ka faj në këtë drejtim, është plotësisht i pafajshëm dhe ne i besojmë atij dhe ai do të jetë personi numër një me të cilin duhet bashkëpunuar për ndriçimin e këtyre hetimeve".

Karla Del Ponte shprehet më tej se kur ishte kryeprokurore në Hagë filloi hetimet për këtë çështje, por se nuk ka mundur t'i vazhdojë arsye të ndryshme. "Siç e dini, kam pasur edhe kritika e vërejtje ndaj disa gjërave që kisha vënë unë në librin tim të botuar pas përfundimit të mandatit tim si kryeprokurore. Raportin e Dick Marty-t e kam lexuar me mjaft kujdes ku kam vërejtur disa gjëra interesante dhe të ngjashme që edhe unë pajtohem, por aty kam hasur edhe në shumë gjëra të reja që unë nuk kam ditur deri para daljes publike të këtij raporti dhe pas të gjitha këtyre dëshmive, dyshimeve, ne duhet fillojmë një hetuesi në rajon, sepse në Kosovë ka pasur trafiqe organesh. Prandaj edhe duhet një hetuesi nga një ekip plotësisht i pavarur për të zhvilluar anketë në Kosovë e më gjerë. Dhe nëse paska pasur trafik organesh dikush duhet të jetë përgjegjës dhe ata duhet gjetur", - shprehet në këtë intervistë për "Bota Sot".

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›