Flet Klement Zguri, anëtari i KQZ: Sot shpallim rezultatin zyrtar të zgjedhjeve
Parlamenti nuk ndryshon KQZ, mazhoranca e re të zbatojë ligjet që ka votuar
Mazhoranca e re nuk mund të shkelë ligjin duke ndryshuar trupën e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, por mund të sjellë propozimet në KQZ për ta plotësuar atë. Anëtari i KQZ, Klement Zguri thotë se mazhoranca e re e majtë nuk mund ta nisë punën duke shkelur ligjin që miratoi vetë me konsensus në Parlament. Klement Zguri theksoi gjithashtu se është e drejta e subjekteve politike të kërkojë transparencë dhe hetim të mëtejshëm politik për zgjedhjet e 23 qershorit. Duke folur për pretendimin e demokratëve për këtë proçes, Zguri thotë se ky hetim mund të bëhet pasi problematikave të hasura gjatë administrimit të procesit zgjedhor. Ndërkaq Zguri thotë se KQZ pritet të mblidhet nga mesi i javës për të kaluar vendimin e shpërndarjes së mandateve që u realizua nga Kolegji Zgjedhor. Megjithëse e konsideron një vendim të Kolegjit në përputhje me ligjin, Zguri thotë se proçedura e ndjekur duke pranuar kërkesën ankimore para sesa KQZ të miratonte tabelat e rezultateve të qarqeve dhe të ishte në kushtet e pamundësisë për ndarjen e mandateve. Më herët, Zguri theksoi sot anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shpallim rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Pas shpërndarjes së mandateve të deputetëve sipas qarqeve për çdo subjekt zgjedhor nga Kolegji, ligji detyron KQZ-në të shpallë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve brenda 5 ditëve. Klement Zguri është ndër anëtarët më me përvojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që pret të shohë se çfarë do të shkruajnë vëzhguesit e ODIHR për punën e këtij institucioni. 41 ankimime për gjithë territorin i quan të pakta në numër, vendimmarrjen e KQZ- së korrekte. Problem kryesor mungesa e kuorumit për vendimet që kërkonin minimalisht 5 vota, nuk nxjerr fajtor 4 anëtarët e mbetur në KQZ. Në pah ka dalë dhe momenti i parë ku mund të ndërhyhet në kodin Zgjedhor. Vjen nga eksperienca e Lezhës dhe Shkodrës, dy qarqet që sipas Zgurit duhet të jenë leksion për politikën. Por kapitulli i zgjedhjeve të 23 qershorit nuk mbyllet me shpalljen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve. Në shtator listat e kandidatëve për deputetë do të ndryshojnë. Janë 15 deputetë që do të lënë mandatin e deputetit pë të marrë postet qeveritare. Në rastin e zonjave që bëhen ministre, në Kuvend hyjnë gjithashtu deputete zonja, por gjinia femër përfiton edhe kur burrat heqin dorë nga mandati i deputetit në qarqet ku nuk është respektuar kuota gjinore.
KQZ pritet të shpallë sot rezultatin e zgjedhjeve/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë sot rezultatin e zgjedhjeve. Projekt vendimi “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013, të datës 23 Qershor 2013”, është pjesë e rendit të ditës për mbledhjen e sotme të KQZ-se. Ndërkohë po gjatë kësaj mbledhjeje pritet të shqyrtohet projekt vendimi: “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ-ja dhe KQV-të, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe për kryetarin e Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013”. Një tjetër pjesë e rendit është edhe Projekt-vendimi: “Për shqyrtimin e kërkesës së Avokatit të Popullit, për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ të vendimit 503, datë 03.06.2013, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.