Flet Mustafa Mehja: Synimi ynë ta mbajmë festivalin në Elbasan
03/06/2009 Elbasani - fituesi i këngës popullore qytetare
ELBASAN- Ansambli “Isuf Myzyri” është pritur në një takim mirënjohjeje nga kreu i Bashkisë Qazim Sejdini pas kthimit nga Shkodra me trofeun e festivalit dhe me këngëtarin më të mirë. Sejdini ka vlerësuar paraqitjen e këtij ansambli dhe i ka premtuar mbështetje financiare për objektivat e së ardhmes dhe mbrojtjen e traditës së qytetit që e ka simbol këngën tradicionale popullore qytetare. I vlerësuar me çmimin e parë si këngëtari më i mirë, Mustafa Mehja shprehet se rezultatet e kthyen festivalin e këngës në vendin e origjinës. Ai vlerësoi gjithashtu edhe problemet organizative që u hasën në Shkodër. “Nga ana organizative linte për të dëshiruar, të paktën për sa i përket akomodimit dhe organizimet. Përballja ishte e fuqishme mes Elbasanit dhe Shkodrës dhe fati i buzëqeshi Elbasanit, që ka marrë çmimin e parë për grupin dhe për këngëtarin e këngës popullore qytetare. Vitin që vjen festivali mbarëkombëtar i këngës popullore qytetare do të zhvillohet në Elbasan, në vendin e origjinës.” Ai kërkoi edhe një vëmendje më të madhe ndaj ansamblit, që punon si grup për të arritur në këto rezultate, duke veçuar fizarmonikën, e ardhur vetëm në çastet e fundit, dhe debutimin e këngëtarit të ri Flamur Biçaku. “Ka pasur probleme për sa u përket shpenzimeve, pasi një pjesë e ansamblit paguhet part-time dhe iu desh vetë atyre me dëshirën e mirë të përfaqësimit të vinin e të shpenzonin. Sigurisht që këto pagesa do t’i marrin, por nuk janë të gjitha mundësitë, dhe kjo ndoshta ka ndikimin e vet. Do të ishte ideale që pjesëtarët të paguheshin direkt.” I lidhur me këngën popullore qytetare, Mehja tha me shaka se përballja Shkodër-Elbasan do të jetë sërish një duel i fortë për titullin. “Për këngën popullore qytetare të Elbasanit u bë një prezantim i kësaj kënge, i historisë dhe traditës së vyer elbasanase në këtë drejtim. Nga ana praktike unë dua të them vetëm një gjë: kënga popullore qytetare elbasanase dhe ajo e Shkodrës janë dy kryesueset më të mira dhe ajka e këngës qytetare. Për vitin tjetër është mirë që unë dhe Bujar Qamili të mos vihemi përballë njëri-tjetrit, në të kundërt do të duhet të vendoset me short.” Këngët e Isuf Myzyrit, Mustafa Budinit dhe këngët e trashëguara brez pas brezi nga familjet elbasanase vazhdojnë të kenë jetë dhe të konkurrojnë denjësisht jo vetëm në festivale, por edhe në tregun e muzikës popullore shqiptare.