Gjuha kineze futet në auditorët tonë
03/06/2009 Marrëveshja
Rikthehet në auditorët e universiteteve shqiptare mësimi i gjuhës kineze. Projekti është zyrtarizuar ditën e djeshme nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar në Universitetin e Tiranës ndërmjet kreut të këtij institucioni Dhori Kule dhe ambasadorit kinez të akredituar në vendin tonë. Marrëveshja përcakton se gjuha kineze do të mësohet si gjuhë e dytë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë UT-së dhe do të ketë departamentin e saj. Lidhur me këtë nismë kreu i UT-së është shprehur gjatë ceremonisë, ku merrnin pjesë përfaqësues të lartë të botës akademike vendase dhe të huaj, se ky është një hap që do t’i paraprijë krijimit të departamentit të gjuhëve orientale, që ka munguar prej vitesh në vendin tonë. Mësimi i gjuhës në fazën e parë do të orientohet nga stafe akademike dhe lektorë që do të vijnë nga Kina së bashku me kurrikulat bazë të mësimit të gjuhës. Ndërkohë paralelisht do të operohet dhe me përgatitjen e stafit vendas, të cilët do të trajnohen në Kinë për të mundësuar dhënien mbi baza didaktike të gjuhës kineze për studentët tanë. Sipas deklaratave të bëra dje, pohohet se në shtetin kinez departamenti i gjuhës shqipe është hapur që në vitet ’60. Ndërkohë kërkesat për mësimin e dy gjuhëve në të dy shtetet pohohet të jenë të larta.