E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush nuk paguan gjobat, i bllokohet leja e qarkullimit

TIRANE- Cdo drejtues automjeti që nuk ka pa paguar më shumë se tre gjoba do t’i bllokohet leja e qarkullimit rrugor. Një fakt të tillë e bën të ditur për NEWS24 Selami Kapedani, Shefi i Edukimit në njësitë rajonale të Qarkullimit rrugor Tiranë.

Ai sqaron planin e masave të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen e gjobave të papaguara.

Zoti Kapedani bën me dije se gjatë verifikimeve janë kosntatuar automjete me mbi 15 gjoba të papaguara. Për një shkak të tillë është vendosur se për çdo drejtues automjeti që ka mbi tre gjoba pa paguar do t iu bllokohet leja e qarkullimit deri në shlyerjen e detyrimeve financiare.

Kapedani raporton dhe statistikat e 9 mujorit të Policisë rrugore të Tiranë ku rezulton se gjatë kesaj periudhe ka patur 23 persona të vdekur më pak, në aksidente si rezultat i masave te marra.

Policia rrugore e Tirane ka pajisur me kamera kontrolli disa prej kryqezimeve kryesore të kryeqytetit.
(s.g/balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO: Kush nuk paguan gjobat, i bllokohet leja e qarkullimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›