Flet kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti
Le ta nisim nga momenti i lirimit tuaj. A e quani një fi tore verdiktin e djeshëm, edhe pse tani ju cilësoheni si një njeri i dënuar më parë?
Verdikti i djeshëm ishte i padrejtë dhe ishte një kurorëzim i padrejtësisë së vazhdueshme të fi lluar nga UNMIK-u dhe të vazhduar nga EULEX-i. Ata hoqën dorë nga akuza e parë dhe e tretë, por megjithatë më shpallën fajtor për akuzën e dytë, në mënyrë që ta arsyetojnë juridikisht dhe legalisht persekutimin e deritanishëm. Pra qëllimi i tyre nuk ishte për kurrfarë drejtësie apo të vërtete për 10 shkurtin 2007 apo për rolin tim aty. Qëllimi ishte që në librat e tyre të brendshëm të dalin të pastër para zyrtarëve në Bruksel dhe Nju Jork, ku janë shefat e tyre.
Pra që sot ju jeni i lirë, kjo për ju nuk është një fi tore?
Unë nuk e konsideroj fi tore nga ky aspekt. Ajo që është e dobishme është që unë do të veproj politikisht i lirë. Kemi shumë punë përpara. Ajo që më bëri të ndihem mirë në seancën e djeshme, është fakti që asnjë avokat nuk iu përgjigj thirrjeve të EULEX-it për të më mbrojtur mua. Kësisoj ata e respektuan kërkesën time, që asnjeri të mos vihej në atë seancë gjyqësore. Pra mbi 500 avokatë në Kosovë kanë shprehur një padëgjueshmëri kolektive ndaj sistemit dhe kësisoj nuk janë bërë mjet legjitimues të procesit. Së dyti, kishim tre policë kosovarë, të cilët ishin dëshmitarë të prokurorisë, por dëshmuan në favorin tim. Kështu që në justifi kimin e vendimit, EULEX-i nuk mundi t’i përdorë ata tre dëshmitarë.
Ditën që ju u arrestuat shpallët synim për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme si forcë politike. A mendoni se klasifi kimi juaj, si një njeri i dënuan më parë do ta pengojë disi veprimtarinë e lëvizjes në zgjedhje, pasi ju në bazë të ligjeve në fuqi nuk mund të garoni për deputet?
Pas pesë muajsh analize të dobive dhe të dëmeve, mangësive dhe përparësive rreth pjesëmarrjes në zgjedhje, ne kemi vendosur me lëvizjen tonë që në të ardhmen të marrim pjesë në zgjedhje. Me pengesat dhe vështirësitë që po kalojmë. Një debat i dytë është mbi pengesat dhe vështirësitë që do të kemi në procesin e zgjedhjeve. Një ndër ato është dhe fakti që unë jam shpallur fajtor nga gjykata dhe kjo do të mund të më pengojë që të garoj, por ne, edhe përpara se ta bëjmë publik vendimin, kemi qenë të vetëdijshëm që ky ka qenë rasti, pasi ka edhe shumë aktivistë të lëvizjes "Vetëvendosje", të cilët do të mund të shpallen fajtorë gjatë këtij viti, me arsyen e thjeshtë për t’i penguar për të garuar. Vendimi ynë është një çështje e kryer dhe as në cilësinë e atij vendimi nuk mund të ndikojë një fakt i tillë.
Si mund të sillet një lëvizje që nuk ka një kryetar që mund të hyjë në Parlament. Si është skenari i mundshëm, ju si e parashikoni?
Unë nuk e kam shqyrtuar ende ligjin për çështjen në fjalë, në këto ditë po shikojmë të gjithë mundësitë e mundshme për të kaluar këtë pengesë. Nuk jemi shumë të sigurt që kjo pengesë patjetër do të ndikojë te mua, pasi nuk është ende e qartë nëse është një vepër penale apo një shkelje minore siç edhe e cilësoi gjykatësi. Ka shumë mundësi që të hasim në pengesa, por sido që të jetë ne do të përpiqemi t’i kalojmë ato. Zgjidhja jonë për kalimin e pengesave nuk mund të thuhet aktualisht, pasi jemi ende në diskutim e sipër brenda strukturave të lëvizjes sonë.
çfarë do të bëjë lëvizja "Vetëvendosje" për veriun e Kosovës?
Shqiptarët që jetojnë në Veriun e Kosovës, jetojnë shumë më keq se në kohën e Millosheviçit. Para dy vitesh ne kemi bërë një propozim që pikat doganore 1 dhe 31 të mbikëqyren nga policia jonë, duke vendosur dhe 100 policë atje. Të kemi postblloqet policore në të gjitha vendbanimet shqiptare, pasi nuk besojmë që 85 policë që punojnë atje mund t’i mbrojnë shqiptarët aq më tepër që komandanti i tyre është Ilia Milosheviç, një serb që merr direktivat nga Beogradi. Pesëqind familje që jetojnë në veri të Kosovës duhet t’i krijojmë mundësinë që të punësojmë nga një person në armatën në Kosovë, automatikisht do të kishim 500 persona që do të mbrojnë.
Kjo mendoni se do të shmangë ndarjen?
Këto janë mënyra për forcimin e pozitës së shqiptarëve atje dhe sigurisht që veriu i Kosovës duhet të krijojë përparësi për shqiptarët e Kosovës në punësim, arsimim, shëndetësi dhe transport. Duke pasur parasysh që shqiptarët nuk duhet të shesin asnjëherë pronat e tyre dhe nëse dikush, për shkak të varfërisë e shet pronën duhet t’ia blejë qeveria e Kosovës që të mos lejojë që qeveria e Serbisë të blejë pronën e shqiptarëve atje. Mendoj që EULEX-i nuk mund ta bëjë Kosovën sovrane dhe me integritet territorial, për shkak se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Sovraniteti është diçka që merret, as nuk jepet dhe as nuk dhurohet.
çfarë do të bëjë lëvizja "Vetëvendosje” me planin Ahtisari, nëse një ditë ju hyni në Parlament?
Mjeteve tona për të luftuar planin Ahtisari nëpër rrugët e Kosovës ne mendojmë t’u shtojmë edhe mjetet institucionale. Kosova ka nevojë për decentralizim, por jo për decentralizim mbi baza etnike që e "Bosnjizon" Kosovën, por mbi baza qytetare. Ne kemi një program më vonë dhe për këtë gjë Kosova nuk mund të jetë shtet normal me planin e Ahtisarit, i cili ndodhet në zemër të Kushtetutës dhe mbi Kushtetutën dhe në këtë aspekt plani i tij po bëhet edhe më i keq, sidomos me shtimin e 6-pikëshit të Ban Ki Munit. Parashikohen bisedime të reja për ndarje të brendshme. Ne mendojmë që pushteti duhet të ndërrohet për të ndryshuar karakterin e shtetit. Kosova duhet të jetë shtet normal dhe kur fl asim për bisedime apo negociata, jo të negociojmë me Serbinë për ndarje të Kosovës, por me Shqipërinë për t'ju bashkuar asaj.
Botohet me shkurtime
#