Me sytë dhe mendjen e së ardhmes
Një vit më parë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, një vit më vonë ende vazhdojnë debatet politike dhe kriza politike që lidhet me këto zgjedhje. Vendi më ri në NATO kishte rast për të treguar shkëputje përfundimtare nga tranzicioni dhe hap të sigurt drejt BE-së, më 2010 është vendi i vetëm europian ende në krizë dhe ende në axhendën kritike të mbledhjeve të BE-së. Dështuan institucionet e brendshme, palët negociatore, misionet diplomatike, tryezat presidenciale, darkat në Strasburg, vetë liderët politikë dhe bashkë me ta dështoi sistemi demokratik shqiptar në kapacitet e tij për parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e krizave politike.
Dy partitë kryesore politike ndahen nga njëra-tjetra me vetëm 10 mijë vota, gjithsesi, ato janë në pozicione të kundërta, janë përjashtuese ndaj njëra-tjetrës dhe shohin tek pala tjetër as më pak dhe as më shumë sesa të keqen e vendit, rrezikun e demokracisë, përgjegjësin për humbjen e shanseve historike të vendit. Një vit sulme dhe kundërsulme, mitingje dhe anti-mitingje, refuzime dhe bojkotim, greva urie dhe koncerte populiste, pra një vit energji të humbura, kohë e humbur dhe bashkë me to edhe shanse të humbura. Rezultati është i dukshëm: dy mbledhje të strukturave të BE-së brenda një muaji dhe në të dyja rastet Shqipëria, në vend të mbështetjes në synimet e saj integruese, merr apele diplomatike dhe politike për sjellje të përgjegjshme, dialog politik, për zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë të krizës politike.
Palët janë aty ku ishin një ditë përpara se të binin dakord për ndryshimin e Kushtetutës, të sistemit zgjedhor dhe të Kodit Zgjedhor. Janë palë në llogore, palë që kanë mbyllur veshët për të dëgjuar dhe vetëm flasin, vetëm lëshojnë ultimatume, vetëm kërcënojnë dhe kështu rrezikojnë të na marrin edhe muaj të tjerë të shumtë pasigurie dhe krize. Të gjithë flasin në emër të ligjit, në emër të Kushtetutës, në emër të sovranit, në emër të demokracisë, në emër të interesave kombëtare dhe së fundi edhe në emër të integrimit europian. Gjithsesi e folura dhe vepra konkrete vijojnë të jenë në drejtime të kundërta. Të gjithë flasin në emër të parimeve të mëdha, por njëherësh të gjithë veprojnë ndryshe dhe kryesisht, kundër këtyre parimeve. Shqipëria ka mbetur peng i një ose dy politikanëve, peng i një kutie, peng i interpretimit “transparencë” dhe “Kushtetutë”. Ky është një fat tragjik për një popull dhe një vend, të cilët kanë paguar shumë në jetën e tyre për fajet e individëve drejtues dhe që, edhe aktualisht kanë nevoja dhe përparësi shumë herë më të mëdha sesa luksin për të mbajtur peng vendin në funksion të interesave reale të një ose dy individëve. Zgjidhja mund të ishte në disa forma. Janë shkruar dhe stërshkruar, thjesht nuk ka vullnet politik dhe nuk ka shenja afrimi. Variant në fuqi mbetet marrëveshja e imponuar nga jashtë, por nëse kjo ndodh do të shoqërohet me siguri, me një penalizim tjetër për Shqipërinë dhe jo për politikanët tanë që flasin në emër të saj. Vetë palët tona politike po kalkulojnë mjete jashtë skemës europiane për të ardhmen e tyre. Maxhoranca i gëzohet muajit sportiv, kampionatit të futbollit dhe shpresës, se pas tij vijnë dy muaj të tjerë vape dhe pushimesh dhe se vetëm në vjeshtën e dytë, kur do të vendoset liberalizimi i regjimit të vizave, të marrë në konsideratë jo zgjidhjen konsensuale, por vetë zgjidhjen politike, pa përjashtuar kalimin në zgjedhje të parakohshme. Ndaj, ajo po inauguron shkolla në ditët kur ka mbaruar mësimi, po inauguron rrugë dhe po flet nga veriu në jug për opozitën e keqe që deshi të pengojë liberalizimin e vizave! Opozita ka mbetur aty ku ishte, e kënaqur që nuk kritikohet më nga institucionet ndërkombëtare, që politikat e saj nuk cilësohen më destruktive, e gatshme të bëjë oponencë mediatike, të përfitojë nga rënia ekonomike dhe njëherësh e gatshme edhe të riorganizohet për një tjetër aksion politik protestues në muajt e vjeshtës. Të gjithë kanë një motiv për të bërë kalkulime pozitive për veten, asnjëra nuk ka një projekt konkret për daljen nga kriza dhe gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë e të qëndrueshme, siç e kërkon edhe BE-ja.
I sigurt mbetet fakti se nuk priten më surpriza të mëdha dhe se zgjidhja është ende larg, çfarë do të thotë, në çdo variant do të kemi një penalizim tjetër diplomatik të imazhit dhe seriozitetit të shoqërisë dhe shtetit shqiptar në kuadrin europian dhe atlantik. Në këto rrethana këshilla më e mirë është ta shohim të sotmen përmes syve të së ardhmes. Përvoja jonë flet në favor të këtij skenari. Kështu, më 1996-1997 dy palët ishin në pozicione ekstreme politike, por pas 10-13 vjetësh dy palët i gjykojnë ato ngjarje dhe vetë veprimet e tyre në 180 gradë ndryshim. Dy palët gati sa nuk na thonë njëzëri se gabuan më 1996, gabuan më 1997 dhe të urojnë që ngjarje të tilla të mos ndodhin kurrë më. Edhe në rrafshin horizontal, shenjat janë të njëjta. A nuk kemi sot në qeveri e maxhorancë politikanë të vijës së ashpër anti PD, të viteve 1997-1999?! A nuk kemi sot në qeveri politikanë që kanë bërë karrierë për shërbime të çmuara kundër opozitës demokratike të 10 viteve më parë?! A nuk kemi sot në opozitë politikanë që kanë qenë pjesë e qeverisjes së djathtë dhe ish-të përndjekur politikë të periudhës komuniste?! Paradokse të tilla janë të destinuara të përsëriten në Shqipërinë e 2010, 2015, 2020 dhe 2025-ës, derisa shoqëria e lirë dhe pjesa e saj politike të ndahen nga modeli militant e amoral i kohëve të sotme dhe të organizohet mbi bazë meritash, vlerash dhe parimesh qytetare.
Imagjinoni se çfarë do të mendojnë e si do të gjykojnë krizën politike të vitit 2010 dy palët politike dhe vetë protagonistët politikanë, pas 10-13 vjetësh! Imagjinoni Shqipërinë e vitit 2020-2023 me gjasa, anëtare në BE, me një gjeneratë tjetër politike, me një opinion tjetër publik, me një shoqëri shumë më të kulturuar, me një sjellje shumë më europiane! Imagjinoni se çfarë ne, banorët e sotëm, do të mendojmë pas 10-13 vjetësh për veprimet tona të sotme! Me siguri gazetat dhe memoriet politike do të shkruajnë se më 2009-2010 palët politike krijuan një krizë politike të panevojshme dhe me kosto të madhe për vendin. Shqiptarët e pas 10 viteve do të jenë kritikë të rreptë me debatin e sotëm rreth Kodit, Kolegjit, bllokmenëve dhe kutisë siç bëjmë të gjithë ne sot kur flasim për skemën e Dushkut dhe “mushkarët” e 2001 dhe 2005, me gjyqet e kafeve ndaj bllokmenëve në 1995, me lëvizjet për katarsis në 2002, me historinë e certifikatave, të KOP apo të komiteteve politike e ushtarake të vitit 1997. Me siguri që vetë liderët politikë të majtë e të djathtë të Shqipërisë së 2020-2023, do të premtojnë në fushata, dhënien fund të çdo sëmundjeje tranzicioni, dhe distancim nga praktikat e gabuara të viteve 1996-1997, 2001-2002 apo 2009-2010! Me siguri që shumë prej politikanëve-megafonë, që sot bëjnë rolin e gardianit dhe agjitatorit të shefave të tyre, pas 10-13 vjetësh do të mendojnë ndryshe, madje do të botojnë edhe kujtime kundër shefave të tyre. Me siguri ata që sot kanë ndarë vendin në dy pjesë, pro e kundër, që na mbushin ditët me propagandë, na udhëheqin me stilin e mesias, dhe që nuk pranojnë këshillën dhe as kritikën, në Shqipërinë e 2020-2023 do të kenë zënë vend në memorien tonë politike si përfaqësues të një politike dhe një sjelljeje tranzicioni të largët për mentalitetin dhe sjelljen demokratike.
Ndaj, këshilla më e mirë për të gjithë aktorët vendimmarrës dhe zgjidhjen e sotme politike është, e mbetet: “Le ta shohim vendimmarrjen politike të sotme me sytë dhe mendjen e së ardhmes”. Vetëm duke vepruar kështu, secili lider politik do ta ketë më të lehtë të dalë mbi interesat e ditës dhe të marrë vendimin më të mirë për veten, partinë që përfaqëson, zgjedhësit që e kanë votuar, vendin që pretendon ta drejtojë, partnerët që na gjykojnë dhe sidomos, për të ardhmen e vetë shtetit dhe demokracisë shqiptare.