E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet kryeinxhinieri i uzinës, Adrian Spaho: Zjarri u ndez pa filluar puna

/>Kryeinxhinieri i uzinës, Adrian Spaho ka sqaruar për mediat se zjarri është ndezur nga punëtorët për shkak të kushteve atmosferike tepër të ulëta gjatë ditës së djeshme. Sipas tij, ndezja e zjarrit ka qenë e pakontrolluar pasi ai nuk lejohet në ambientet e uzinës. Spaho ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në mëngjes, pa filluar puna në uzinë

Si e shpjegoni shpërthimin në këtë uzinë, gjatë këtij mëngjesi?
Në vazhdimin e punës së lënë në fund të vitit të kaluar për pastrimin e territorit të ndërmarrjes dhe në këtë rrethanë dhe në atë ambient atje është bërë një proces pastrimi gjithandej dhe nga pakujdesia e kryer gjatë procesit të punës ka pasur ndonjë element të fortifikuar gjatë demontimit të djegores. Teksa punëtorët kanë ndezur një zjarr dhe janë afruar pranë tij për tu ngrohur për shkak të temperaturave tepër të ulëta që ishin ditën e sotme në mëngjes ndodhi një ekspozim i një djegore me pasojë humbjen e jetës të një punonjëse.
Në procesin e punës ndodhi shpërthimi?
Nuk ka qenë gjatë procesit të punës. Puna nuk kishte rifilluar fare, thashë edhe një herë që ishte ndezur një zjarr për tu ngrohur për shkak të temperaturave tepër të ulëta që ishin mëngjesin e ditës së sotme, dhe po ju them që ishte gati minus 2 ose 3 gradë.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë pohuar se nuk ka pasur asnjë zjarr, kanë qenë duke e pastruar ?
Jo, kishte zjarr. Ishte ndezur një zjarr nga vetë punonjësit për tu ngrohur nga të ftohtit.
Po në ambientet e uzinës nuk lejohet të ndizet zjarr?
Jo nuk lejohet të ndizet zjarr brenda uzinës. Zjarri është ndezur në mënyrë të pakontrolluar nga punonjësit. Dua të theksoj që këta punëtorë punojnë në këtë ambient prej 4 vitesh, kanë një eksperiencë pune goxha të mjaftueshme në këtë punë dhe në procesin teknologjik të demontimit të djegoreve nuk ka pasur asnjë incident as më të vogël. Dhe një herë theksoj që aksidenti ndodhi duke u ngrohur pranë një zjarri dhe nga pakujdesia e punëtorëve, ku bashkë me mbeturinat që ata kanë djegur, ka qenë ndonjë element i djegores së çmontuar.
 
**********************************************************************
Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotka: Shpenzimet e varrimit, nga bashkia  
Me të mësuar ngjarjen e ndodhur në uzinë, kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka është ndodhur pranë familjeve të prekura nga tragjedia. Ndër të tjera, kryebashkiaku Zotka ka pohuar se shpenzimet e varrimit të 45- vjeçares do të mbulohen nga bashkia.
Çfarë mund të na thoni për ngjarjen, zoti Zotka?  
Në një repart të kombinatit të qytetit të Poliçanit që quhet poligon, gjatë kryerjes së procesit të punës së tyre një grup punonjësish prej 5-6 vetash në punën e sipërme në djegien e disa arkave të municionit nga pakujdesia. Brenda tyre ndodhej dhe një djegore e cila gjatë zjarrit shpërtheu dhe kjo bëri që të ndodhë fatkeqësia duke humbur jetën shtetasja dhe qytetarja e Poliçanit, zonja Zuzana Kapxhiu dhe plagosjen e një punëtori tjetër, i cili quhet Adriatik Hasanbelliu. Ajo që vlen për të përmendur që të dy këta punonjës ishin të dy punëtorë të vjetër, me mbi 20 vjet përvojë pune dhe ngjarja është jashtë procesit të demontimit. Ajo qe thjesht një aksident njerëzor.
Zoti Zotka, pra ju jeni i mendimit që aksidenti ka ndodhur për shkak se punëtorët kanë ndezur zjarr për tu ngrohur?
Thashë dhe një herë se ky është një aksident dhe nga informacionet që kam unë ky qe një aksident njerëzor se i tillë është edhe procesi i punës, i atij reparti që duhet djegur pa tjetër arkat e atij municioni.
Sa të plagosur ishin në këtë ngjarje ?
Vetëm një person, i cili quhet Adriatik Hysenbelliu   
Ju si kryetar bashkie a keni marrë ndonjë masë për këtë ngjarje?
Po. Me njëherë sa u njoftuam për ngjarjen shkuam në spitalin e qytetit kontaktuam me familjarët. Kemi qenë dhe në familjet e tyre kemi marrë të gjitha masat për të gjitha nevojat që do të kenë familjet, për të qenë në shërbim qoftë të funeralit, qoftë të ndihmave ekonomike të familjes, çka do u duhet familjeve të dëmtuarve do jetë në dispozicion bashkia për gjithçka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›