Gjirokastër, moti i keq shkakton rrëshqitje të dherave
/>Moti i keq me shira të vazhdueshme në jug të vendit ka nxjerrë në pah gjatë këtyre problematikën e zonave të rrëshqitshme në qytetin e Gjirokastrës. Nga një vëzhgim i specialistëve pranë Bashkisë së Gjirokastrës është konstatuar se më problematike në këtë aspekt mbetet lagja Kodra e Shtufit, 11 janari dhe zona pranë postobllokut në lagjen Punëtore.
Ndërsa në vendin e tragjedisë se 9 nëntorit, ditët e fundit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm zona e mbetur në pjesën e sipërme të rrënojave vazhdon të rrëshqasë ende, duke rrezikuar shembjen e godinës më të afërt siç është qendra e rekrutim mobilizimit të dhe më pas pjesën e sipërme të lagjes 11 janari. Ndërtimet pa kriter, një karakteristikë kjo për të gjitha qytetet e vendit duket se po bëhen shkak i rrëshqitjeve masive të dherave në Gjirokastër.