I dënuari me burg përjetë sillet në pranga
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
I vdes vëllai pas një plagosjeje të rëndë që pëson në trazirat e vitit 1997. Familja dyshon se përgjegjës për vdekjen e tij është shefi i Policisë Kriminale, dhe në shenjë hakmarrjeje vëllai i viktimës ekzekuton oficerin Ilir Ngresi. Pas vrasjes, Kastriot Jaupi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka mundur të jetojë në arrati për gati 10 vjet. Por bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Milano, ka mundësuar jo vetëm arrestimin, por dhe ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Falë këtij bashkëpunimi, janë sjellë në pranga dje dhe dy të kërkuar të tjerë nga drejtësia shqiptare, të cilët ishin dënuar nga togat e zeza me vendim të formës së prerë.
Historia
Pas vdeksjes së vëllait, Kastriot Jaupi ka vendosur të hakmerret, duke kryer një krim. Për realizimin e hakmarrjes i pandehuri Kastriot Jaupi, fillimisht, ka kërkuar sqarime në lidhje me vrasjen e vëllait, duke realizuar disa takime direkt me viktimën e tij të ardhshme, Ilir Ngresi, pastaj nis ta provokojë duke i dalë herë pas here përpara me makinë, duke i xhiruar gomat dhe më vonë edhe duke i dërguar kërcënime me anë të bisedave telefonike, veprime këto që tek viktima krijuan bindjen e plotë se i pandehuri po përgatitej për ta vrarë. Për arritjen e qëllimit të tij kriminal, atë të vrasjes së oficerit Ilir Ngresi, i pandehuri Kastriot Jaupi, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, më 07.09.2000 organizon vrasjen e viktimës, duke i zënë pritë Ilir Ngresit dhe shoferit të tij, policit Artimond Jaupi, dhe qëllojnë me breshëri me armë automatike në drejtim të autoveturës me të cilën po udhëtonin. Por megjithëse në drejtim të dy të dëmtuarve, Ilir dhe Artimond, u qëllua me breshëri, vetëm njëra nga predhat godet në trup Ilir Ngresin, duke i shkaktuar një plagë tejshkuese në supin e djathtë duke realizuar vetëm plagosjen dhe se vepra penale mbeti në fazën e tentativës dhe pasoja nuk erdhi për shkaqe të pavarur nga vullneti i autorëve, të cilët, megjithatë, realizuan ndaj të dy këtyre shtetasve dhe autoveturës një sulm të drejtpërdrejtë, të rrezikshëm dhe me armë zjarri. Në këto rrethana provohet plotësisht se i pandehuri Kastriot Jaupi, me veprime të kundërligjshme, të cilat janë drejtuar e synuar në marrjen e jetës së shtetasve Ilir Ngresi dhe Artimond Jaupi, për shkak të cilësive të veçanta të tyre. Vepra penale mbeti në fazën e tentativës, për shkaqe të pavarura nga vullneti i autorëve. Pas kësaj ngjarjeje, i dëmtuari Artimond Jaupi është larguar nga Shqipëria për faktin se tashmë jeta e tij rrezikohej seriozisht nga hakmarrja e të pandehurit Kastriot Jaupi. Por edhe pas kryerjes së kësaj tentative për vrasjen e Ilir Ngresit e Artimond Jaupit, i pandehuri nuk hoqi dorë nga mendimi dhe dëshira kriminale për të vrarë oficerin e policisë, Ilir Ngresi, fakt ky që provohet krahas të tjerave edhe nga vetë deklarimet e viktimës Ilir dhe familjarëve të tij, ndaj të cilëve nga ana e të pandehurit vazhdimisht u është dërguar dhe komunikuar drejtpërsëdrejti me anë të telefonit qëllimi i tij se dota realizonte krimin e vrasjes. Për të realizuar këtë krim, i pandehuri ka ardhur shpesh në qytetin e Vlorës për të mësuar banesën dhe vendin se ku qëndronte Ilir Ngresi gjatë ditëve që kthehej pranë familjes, pasi ndodhej me detyrë në rrethin e Delvinës me detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë dhe ndërkohë po përgatitej të merrte një detyrë tjetër. I pandehuri qëndron dhe lëviz shpesh me shokun e tij të ngushtë, Dritan Zhuka, person ky me të cilin organizon edhe vrasjen e Ilir Ngresit, më 30.12.2000 në qytetin e Vlorës. Mëngjesin e ditës së kryerjes së vrasjes, i pandehuri, së bashku me Dritan Zhukën, ka udhëtuar nga qyteti i Fierit me autobus për në qytetitn e Vlorës dhe se në momentin që ka mbërritur në stacionin pranë shkollës “Halim Xhelo“, me anë të bisedës telefonike realizon takim me dëshmitarin Renato Beqiraj, me të cilin kishte disa kohë njohje dhe të tre së bashku bëjnë një xhiro në qytetin e Vlorës me autoveturën e këtij shtetasi.
Kur janë ndodhur tek xhamia e qytetit të Vlorës, i pandehuri Kastriot i ka kërkuar autoveturën dëshmitarit Renato me pretendimin se kishin për të kryer disa punë në qytet dhe se pas përfundimit, autoveturën do t ia parkonin para oborrit të shtëpisë. Ndërkohë të dy autorët, Kastriot Jaupi dhe Dritan Zhuka, duke udhëtuar me autoveturën e shtetasit Renato përgjatë rrugës Vlorë-Skelë konstatojnë se pikërisht viktima Ilir Ngresi ndodhet duke pirë kafe në një lokal para hyrjes së pallatit ku viktima ka banesën. Në drejtim të viktimës Ilir Ngresi, por pas shpine, ka shkuar Dritan Zhuka, kurse i pandehuri Kastriot ka qëndruar pas cepit të lokalit dhe, në momentin që Dritan Zhuka i është afruar rreth 2 metra viktimës, pas shpinës së tij ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe ka realizuar disa të shtëna në drejtim të viktimës, i cili bëri disa përpjekje për të kundërvepruar me armën që mbante në brez, por nuk ka mundur dhe për shkak të plagëve që ka marrë, ka vdekur. Pas hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin numër 143, datë 04.07.2003, ka dënuar Kastriot Jaupin me burgim të përjetshëm për veprat penale të “vrasjes me paramendim, në bashkëpunim, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës“, “të vrasjes me paramendim në bashkëpunim për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, të mbetur në tentativë“ dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake“.
Ekstradimet
Sillen në pranga dy të dënuar me 11 vjet burg.
Agim Kamberaj, i dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, me 5 vjet heqje lirie, për veprën penale të „Heqjes së paligjshme të lirisë“ në bashkëpunim dhe „Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit“. Po gjatë ditës së djeshme është sjellë në pranga edhe Ermal Begaj. Ky i fundit dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin Ilir Dashi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e formës së prerë e ka dënuar atë me 6 vjet heqje lirie, për veprën penale të “Vrasjes me dashje“ të mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008