E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, bie fuoristrda, humbin jetën dy persona

Autori i Lajmit: red.
Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të dielës në aksin rrugor Qafa e Buallit-Martanesh. Burime nga policia bëjnë të ditur se një automjet tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë rreth 500 metra të thellë. Si pasojë kanë humbur jetën Gazmir Gjoka, drejtuesi i automjetit si dhe Bajram Bruci, 48 vjeç, pasagjer. Katër të plagosurit janë dërguar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku tre prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri është në gjendje të rëndë. Sipas burimeve policore nga vendi i ngjarjes, shkak i këtij aksidenti mësohet të jetë bërë shpejtësia e automjetit me të cilin udhëtonte drejtuesi.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›