“Il Trittico”, për herë të parë në skenën shqiptare vihen në skenë tri vepra të kompozitorit Italian në datat 7, 10, 11, dhe 12 Dhjetor

150-vjetori i lindjes së Puçinit, në Teatrin e Operës dhe Baletit
“Il Trittico” titullohet shfaqja e radhës që do të zbresë premierë për publikun kryeqytetas në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në datat 7, 10-11-12 Dhjetor. Një pjesë e Puçinit, e cila vjen me tre vepra operistike brenda një nate, konkretisht “Il Tabarro”, “Suor Angelica”, “Gianni Schiçhi” janë pjesët që do të ngjiten në skenën shqiptare me rastin e 150- vjetorit të kompozitorit italian, i konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë e fundit të shekullit të XIX-të dhe fillimit të shekullit të XX-të. Ndërkohë që viti 2008 është shpallur në Evropë si "Viti i Puçinit" në 150-vjetorin e lindjes. “Il Trittico” do të vijë në skenën shqiptare nga regjisori i njohur i operës Nikolin Gurakuqi, ndërkohë që në të do të jenë rreth 30 artistë të TKOB. Por nuk do të mungojnë a të ftuarit, të cilët janë dy artistë të huaj, një bariton turk dhe një bullgar”, konkretisht, Sahap Cuneyt Unsal dhe Dobromir Tzvetanov. Në kuadër të kësaj ngjarjeje, e cila festohet në të gjithë botën, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, disa javë më parë për nder të Xhakomo Puçinit, që njihet edhe si pasues i Verdit u zhvillua një mbrëmje e veçantë, që titullohej "Viss d?Arte".Kjo mbrëmje përcolli për publikun pjesë nga operat "Turandot"dhe "Toska", që kanë pasur sukses të madh pas vënieve të tyre më të fundit në TKOB. Filozofia e vdekjes, por në tre aspekte të ndryshme mbizotëron në “Il Trittico” të këtij kompozitori të madh, që sipas regjisorit është një prej kompozitorëve më të mëdhenj botërorë, i cili ka vlera të radha në muzikë. Është një vepër shumë filozofike, sepse në thelbin e saj ka filozofinë e vdekjes. Prezantimi i parë i kësaj vepre (Metropolitan Opera, Neë York, 14 dhjetor 1918) ishte programuar më Teatrin Costanzi të Romës por vështirësitë e luftës e shtynë Puçini-n dhe Ricordin të zgjedhë një tjetër plate për shfaqjen e saj. Pranuan kështu propozimin e Metropolitan-it. Puçini nuk asistoi në premierën nju jorkeze për shkak të paqëndrueshmërisë së situatës ndërkombëtare që provokoi një sërë vështirësisht. Qëndroi në Itali, në Romë, për të përgatitur debutimin "e shtëpisë". Armëpushimi me Austrinë u firmos në 3 nëntor 1918 dhe situata kombëtare, pas fitores së Vittorio Veneto, nisi të normalizohej pak nga pak, derisa arriti që në premierën e parë romane, klima të qe shumë më e qetë (11 janar 1919). Gino Marinuzzi drejtoi një kast artistësh të nivelit të lartë. Në Romë Suor Angelica u rehabilitua ndaj kritikës dërrmuese amerikane, vlen të theksohet suksesi i Gianni Schiçhi ndërsa Tabarro u kritikua ashpër, jo aq për orkestrimin sesa për tejkalimin e të vërtetës në subjekt.
Il Tabarro
Frymëzimi i Il Tabarro qe La Houppelande e Didier Gold. Puçini kish patur mundësi të asistonte në shfaqjen teatrore në pranverën e vonë të 1912-ës, kur ndodhej në Paris për vënien në skene të operas La Fanciulla del Ëest. Menjëherë ia kish dhënë tekstin, i sigurt se letrari do t’ia dilte t’i gjallëronte ngjyrat e errëta të verizmit të Gold-it duke i dhënë jetë dhe pasion ambientin miserabël mbi brigjet e Sienës. Puçini në 1912 tek shfaqja La Houppelande pa mozaikun e parë për kompozimin e një triptiku, por duke mos patur akoma idetë për subjektet që i mungonin, e ngadalësoi punën për veprën Il Tabarro dhe i la hapësirë operas La Rondine. Libreti i Il Tabarro kaloi nga duart e dramaturgut Ferdinando Martini, pastaj iu besua Adami-t jo pa preokupime nga ana e Puçinit derisa më në fund “rigjallërimin” e tekstit ia besoi në fshehtësi të madhe të riut Dario Niçodemi. Niçodemi-it i besoi detyrën për të mbushur boshllëqet e Adami-t, por misioni dështoi dhe kështu Il Tabarro do të mbetet opera unike, frut i rezistencës së Adami-t ndaj presionit psikologjik të kompozitorit.
Suor Angelica
Suor Angelica, është padyshim subjekti i parë origjinal i muzikuar nga Puçini. Subjekti u propozua së bashku me Gianni Schiçhi, nga Giovaçhino Forzano. Menjëherë zgjoi interesin e Puçinit ndoshta sepse në dramën e vajzës së re të detyruar të bëjë jetën e murgeshës sepse kish një fëmije jashtë martese, ishin të gjithë elementët për të zbuluar frymëzimin poetik ndaj zotit. Dy veprat e Forzano-s përfunduan në një kohë rekord dhe megjithë kompozimin e tyre po aq të shpehtë, Puçini i thelloi veçoritë e ambjentit, karakteristikat e personazheve, të skenës. Për Suor Angelica, për shembull, për të vizatuar në mënyrë reale ambientin e Konvetës dhe jetën e suorës së re, Puçini u mbështet jo vetëm në ndihmën e Don Pietro Panichelli, të cilit i ishte drejtuar edhe për Tosca, por edhe nga eksperienca direkte e motrës Igina, Badessa në manastirin e Borgopelago (Luça): përmes përshkrimit real të personazhit kryesor dhe të zakoneve të saj prej murgeshe, Puçini nuk donte vetëm që të jepte vërtetësinë e skenës, por mbi të gjitha t’ia vinte skenën në shërbim dramës personale të protagonistes.
Gianni Schiçhi
Gianni Schiçhi, është e vetmja opera buffa e Puçini-t; Puna mbi Schiçhi ishte përqendruar pikërisht mbi tentativën për të nxjerrë në pah karakteret groteske të personazheve të shkujdesur nga domethënia e vdekjes. Ambjenti ku zhvillohen ngjarjet, një Firenze mesjetare, i lejon dy toskanezëve të zhburgosin gjithë kreativitetin e tyre duke e bërë idenë skenike përmes referimeve historike ose përmes përdorimit gjuhësor të "toskanismave" autentik. Humori i Gianni Schiçhi, autentik në repertorin pucinian, është për disa e krahasueshme me elementin komik të Falstaff-it të Verdi-it. Schiçhi doli fitimtar nga kritika dhe merita i takon Puçini-t, musicalitetit të tij, evolimit orkestror të kompozicionit, por edhe elementit novator dramaturgjik. Michele Girardi (Puçini. Jeta dhe opera, Neëton Compton editori, Roma, 1989, p.173): "komikja e Verdit reflekton principe të forta morale, ndërsa Puçini artikulon së bashku me komiken elementë që kërcasin (kontrast), si lakmia e paskrupullt e të afërmve të të Buoso Donati-i të vdekurt, si dhe prezenca fizike përgjatë gjithë aktit e kufomës së tij, në fillim në krevat, pastaj fshehur në dhomën përbri. I madhi Bruno Barilli e komentoi kështu Schiçhi-n e Puçini-it: "Është një argument i dalë boje, një ambient i lodhur, një vend dosido, një kod vërtetë i shtrenjtë për kompozitorët italianë, ai i fiorentizmit mesjetar Thuajse gjithë muzikantët kanë tentuar triumfin, dhe duke nisur nga një vend i përbashkët, kanë arritur pikërisht në zero. Puçini e merr këtë vijë të përdorur tashmë dhe arrin të krijojë një kryevepër “Gianni Schiçhi".
Jeta e Xhakomo Puçinit
Lindi më 22 dhjetor të vitit 1858 dhe vdiq më 29 nëntor të viti 1924. Mendohet si një nga kompozitorët më të mëdhenj operistikë të fundshekullit të 19-të dhe të fillim shekullit të 20-të. Operat e tij më të njohura janë: “Bohema”, “Toska”, dhe “Madama Batterfly”, të cilat janë ndër më të shfaqurat në repertorin standard. Puçini shkroi 14 opera, dhe shumë këngë, të cilat janë shumë të njohura nga publiku mbarë botëror, veçanërisht aria “Nessun dorma”, nga “Turandot”, e cila u këndua nga Luciano Pavarotti, në vitin 1990 me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili u zhvillua në Itali. Puçini u lind në Luça, të Italisë në një familje me traditë të gjatë muzikore. Pas vdekjes së të atit Mikele Puçinit kur ai ishte vetëm pesë vjeç, ai u dërgua të studionte me xhaxhain e tij Fortunato Magi, i cili e mbante atë për një student të keq e të padisiplinuar. Më vonë, ai hyri si organist në kishë dhe mjeshtër kori, por ai nuk ishte ende i frymëzuar të bëhej kompozitor operash, gjersa pa një shfaqje të “Aidës” së kompozitorit Xhuzepe Verdit. Ai dhe një shok i tij bënë gati 21 km rrugë në këmbë për të shikuar një shfaqje në Piza. Jeta personale e Xhakomo Puçinit ishte e shumëllojshme dhe e larmishme, sikurse edhe operat e tij, por vetëm së fundi kanë dalë në shesh fakte të tjera tronditëse. Bëhet fjalë për një histori të jashtëzakonshme tradhtish, xhelozish dhe hakmarrjesh, që vazhdon të ndikojë në jetën e pasardhësve të tij edhe sot e kësaj dite. Xhakomo Puçini ishte kompozitori më i suksesshëm për sa u përket fitimeve të fituara nga puna e tij. Kur ndërroi jetë në vitin 1924, pasuria e tij, në standardet e sotme, arrinte në 260 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e kësaj pasurie u krijua gjatë viteve 1895-1904, kur mjeshtri nxori në dritë tri prej operave më të luajtura në skenën botërore: "La Boheme", "Tosca" dhe "Madama Butterfly". Pas këtyre sukseseve, ai u tërhoq në njëfarë mënyre, duke lënë të pambaruar "Vajza e Perëndimit". Kur e përfundoi, ajo, gjithsesi, nuk ishte në lartësinë e tri operave të tjera.
...