Fletcher ka përfunduar sezonin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka bërë të ditur se mesfushori Darren Fletcher nuk do të luajë më gjatë këtij sezoni për shkak të një problemi kronik në zorrë. Fletcher nuk është paraqitur për Unitedin nga nëntori.
“Nuk pres rikthimin e Fletcherit këtë sezon. Ai nuk do të luajë më gjatë këtij kampionati” deklaroi Ferguson gjatë një konference për shtyp para ndeshjes kundër Arsenalit në Emirates Stadium të dielën.
Gjiganti nga Old Trafford deri më tani gjatë këtij sezoni është goditur rëndë nga lëndimet e futbollistëve.