Hungaria e gatshme për lëshime

Hungaria po përkulet para kërkesave të Bashkimit Evropian, për të ndryshuar disa ligje të atij vendi që ngrenë pikëpyetje ndaj Bankës Qendrore, sistemit juridik dhe medies.
Mosmarrëveshjet e Hungarisë me Bashkimin Evropian kërcënojnë të minojnë synimin e vendit të Evropës Lindore për të siguruar një kredi prej 25 miliardë dollarë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Por kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se pret që të arrijë një marrëveshje politike me BE-në, gjatë një takimi të martën në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Orban tha se nuk sheh ndonjë vështirësi për arritjen e marrëveshjes.
Analistët thonë se qeveria e Budapestit nuk ka pasur, zgjidhje tjetër përveç plotësimit të kërkesës së Bashkimit Evropian.