E Diel, 1 Nëntor 2026

Redknapp beson se mund ta zë Cityn

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp beson se skuadra e tij mund ta zë liderin Manchester City në garë për titull në Premierligë.

Skuadrat përballen në Eastlands të dielën kurse Tottenham është aktualisht pesë pikë prapa Cityt. Por, Redknapp insiston se historia sugjeron se City mund të ketë vështirësi të ruajë epërsinë gjatë pjesës ë dytë të sezonit.

”Newcastle u zë më 1996, kur ishin 12 pikë përpara. Manchester United u zë nga Arsenali më 1998. Ka shumë shembuj. Brenda një jave mund të humben nëntë pikë”, tha Redknapp për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›