De Rossi, afër marrëveshjes

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi është në prag të finalizimit të marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me klubin nga kryeqyteti italian.
Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, De Rossi është shumë pranë vazhdimit të kontratës së tij me Romën deri më 2016, pasi ajo aktualja është e paraparë t’i skadojë në fund të këtij sezoni.
Me marrëveshjen e re, reprezentuesi italian do të përfitojë 6 milionë euro në vit. Së fundmi, ai kërkohej nga Manchester City.