Talenti Awana vdiq në aksident trafiku (VIDEO)

Theyab Awana, futbollisti i talentuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili u bë sensacion në internet pas shënimit me thembër nga penalltia, ka vdekur të mërkurën mbrëma në një aksident trafiku.
Mesfushori 21 vjeç i skuadrës Baniyas ishte stërvitur në Al Ain me ekipin e Emirateve të Bashkuara Arabe para ndeshjes kualifikuese me Korenë e Jugut më 11 tetor, të vlefshme për Kampionatin botëror 2014.
Awana besohet se vdiq menjëherë pasi vetura e tij u ndesh me një kamion pas rikthimit në Abu Dhabi me vëllanë e tij nga seanca stërvitore. Vëllai i tij thuhet se është në kujdes intensiv.
Awana do të kujtohet gjatë për shënimin me thembër nga penalltia në fitoren e thellë të Emirateve të Bashkuar Arabe ndaj Lebanonit 6-2 në një miqësore në muajin korrik, gol që u bë sensacion me 1.25 milionë klikime në YouTube.
Mesfushori ishte pjesë e ekipit olimpik të Emirateve të Bashkuara Arabe, që synon kualifikimin për në Lojërat e vitit të ardhshëm në Londër. Awana luajti në barazimin 0-0 kundër Australisë javën e kaluar.