Allegri shpreson në qëndrim afatgjatë

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 20:43
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se synon të mbetet për një kohë të gjatë në klub.
44 vjeçari edicionin e kaluar fitoi Scudetton në sezonin e tij të parë në drejtim të Rossonerëve, ndërsa u përgjigj pozitivisht në pyetjen rreth gatishmërisë për qëndrim afatgjatë në San Siro.
“Shpresoj, sepse Milan është klub i madh. Do të më pëlqente të mbetesha për një kohë të gjatë, por gjithçka varet nga rezultatet. Vitin e kaluar fituam Scudetton, ndërsa tani edhe Superkupën. Shpresojmë në përsëritjen e këtij viti”, tha Allegri për Sky Italia.