E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG insiston për Abidalin

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 19:42

Paris Saint-Germain nuk është dorëzuar në shpresën për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Eric Abidal, ka njoftuar e përditshmja sportive katalan Sport.

Kontrata e mbrojtësit të majtë me Barcelonën do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe PSG është duke monitoruar me vëmendje gjendjen e tij në Nou Camp.

Abidal së fundmi mohoi mundësinë e largimit nga Barcelona, mirëpo bisedimet rreth kontratës së re ende nuk kanë filluar dhe klubi francez është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat financiare dhe t’i ofrojë marrëveshje afatgjate.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›