E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda e Durrësit, prokuroria kërkon 25 vjet burg për Gashin

Prokuroria e krimeve të rënda kërkon 25 vjet burg edhe për një tjetër anëtarë të Bandës së Durrësit i cili gjykohet veç anëtarëve të tjerë të kësaj bande. Në një pretencë e cila ishte 22 faqe prokurori Anton Martini ka rendituar akuzat për të cilat akuzohet Bujar Gashi si dhe provat e mbledhura për këtë krim. Gjatë leximit në një sallë gjyqi ku kamerat qëndruan vetëm pak minuta dhe më pas u nxorrën jashtë nga gjyqtari i çështjes, prokurori ka treguar se Gashi se bashku me anëtarë të tjerë të kësaj bande me në krye Klodian sailiun, i cili është vrarë kanë ekzekutuar Dritan Vishën. Ndër të tjera akuza ka shpjeguar se në vendin e ngjarjes janë gjetur 38 gëzhoja por nuk ka dhënë asnjë shpjegim për dy gëzhoja të cilat kanë rezultuar nga ekspertiza se nuk i përkisinin armëve që kanë qëlluar mbi Vishën. Ndërsa i pranishëm në pretencë, Bujar Gashi ka kërkuar gjyqtarit Idriz Mulkurti që prokurori të lexonte çdo faqe të pretencës. Pas përfundimit të saj prokurori ka kërkuar në fund 25 vjet burg për Gashin me akuzën e vrasjes me paramendim për llogari të organizatës kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›