E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Bulqizë, RISHM gjobit me 500 mijë lekë ACR-në

“ACR”gjobitet me 500 mijë lekë për neglizhim të rregullave të sigurimit teknik.Pas raportimit të firmës konçensionare që ka marrë në administrim minierën e Bulqizës, Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave publikoi rezultatet e ekspertizës pas shpërthimit në minierën e Bulqizës, ku gjeti vdekjen një minator dhe u plagosën 8 të tjerë.

Sipas drejtorit të RISHM gjoba e vendosur është maksimalja që u lejohet prej ligjit.Gjithashtu për shkelje të konstatuara janë janë gjobitur përkatësisht me 150 mijë lekë gjobë inxhinieri dhe drejtori.Në lidhje me shkakun e shpërthimit në minierë kreu i RISHM tha se kjo ka ardhur si rezultat i normave tej mase të hidrogjenit në galeritë e minierës së Bulqizës.

Si rezultat, sipas RISHM ka mjaftuar një shkëndijë e cila ka sjellë më pas edhe shpërthimin në të cilin humbi jetën një minator dhe u plagosën disa të tjerë.Gjithsesi për të zbardhur deri në fund ngjarjen hetimet po vazhdojnë edhe prej prokurorisë.Përveç gjobave RISHM ka kërkuar nga kompania ACR që të kryejë investime duke vënë sisteme të reja ajrimi në minierë.

Ngjarja tronditëse ku u plagosën disa minatorë dhe humbi jetën një tjetër ndodhi 8 ditë më parë në nivelin e 16-të të pusit numër 2 në galerinë e minierave, ku zhvillonte aktivitetin firma konçensionare ACR.Dy ditë pas shpërthimit në minierë nisi puna por u ndërpre për kryerjen e hetimeve.8 ditë pas shpërthimit të gazit metan në minierën e Bulqizës për 700 minatorët është ndërpreë puna deri në përfundim të hetimeve për shkakun e aksidentit ..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›