E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen të rinjtë, vodhën transformatorin

Përmet Për dy të rinj nga rrethi i Tepelenës, nuk ka zgjatur shumë kënaqësia e grabitjes të një transformatori elektrik, i cili i shërbente komunitetit të fshatit Dishnicë, Përmet. Brenda disa orësh, policia lokale ka rënë në gjurmët e grabitësve, duke bërë të mundur ndalimin e tyre. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, specialistët e Parandalimit dhe Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet, në bashkëpunim edhe me kolegët e tyre të antikrimit në Komisariatin e Tepelenës, kanë bërë ndalimin e 23-vjeçarit Albion Kalemi nga fshati AnëVjosë, Tepelenë dhe bashkëfshatarit të tij Rimel Shehu 24 vjeç, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të “vjedhje e kryer në bashkëpunim”. Ata dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së transformatorit që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave të ujit të pijshëm, të komunës Dishnicë, ngjarje e regjistruar ditën e enjte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›