E Diel, 1 Nëntor 2026

Kursi i këmbimit leku zhvlerësohet ndaj valutave të forta

TIRANE- Leku është zhvlerësuar sërish ndaj valutave të forta dhe vecanërisht të dollarit. Monedha amerikane ka shënuar një tjetër rritje të ndjeshme duke ju afruar kuotës së 112 lekëve. Luhatjet në kursin e këmbimit janë ndikuar nga ecuria e bursave ndërkombëtare. Në këto të fundit, euro është dobësuar kundrejt monedhës amerikane duke u këmbyer me 1 dollar e 22 cent.
Në tregun tonë të këmbimit dollari është forcuar ndjeshëm ndërsa rënia e euros ka qenë e lehtë. Përballë dy valutave të forta, leku shqiptar paraqitet i zhvlerësuar.
Kështu në agjensitë valutore dollari blihet me 111.2 lekë dhe shitet me 111.8 lekë ndërsa euro këmbehet me 136.5 lekë në blerje dhe me 137 lekë në shitje.
Forcimi i dollarit nuk ka efekte të dukshme në ekonominë tonë e cila është e orjentuar drejt euros. Gjithsesi edhe në nivelet aktuale monedha e përbashkët europiane konsiderohet e fuqizuar kundrejt lekut.
Ky është një lajm jo i mirë për klientët e bankave që kanë marrë kredi në valutë dhe të ardhurat i kanë në lekë, pasi do të paguajnë më shumë për këstet mujore ku normave të interesit u shtohet edhe kostoja e transaksionit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›