Zv/kryeministri Meta: Shqipëria jo rezolutë të njëanshme për Kosovën, Serbia të reflektojë

Tirana zyrtare deklaron se nuk do të paraqesë asnjë rezolutë të njëanshme në OKB për Kosovën, ndërkohë që një gjë të tillë nuk duhet ta bëjë as Serbia, përsa kohë kjo nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Deklarata është bërë sot nga zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Kryediplomati shqiptar tha se çdo pretendim nga ana e Serbisë për rezolutën, ka qenë e motivuar për shkak se mediat folën se Shqipëria do paraqiste një rezolutë për Kosovën, por kjo realisht nuk qëndron. “ Kam thirrur ambasadorin e Serbisë në Tiranë ku i është bëre e ditur se Shqipëria nuk tenton të paraqesë asnjë rezolutë të njëanshme dhe nuk do donte që Serbia të paraqiste në OKB se kjo nuk kontribuon në paqen e stabilitetin në rajon”- tha Meta. Ai kujtoi se pavarësia e Kosovës është legjitimuar dhe është e paprekshme.
...