E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja e ish-presidentit italian Francesco Cosiga me Institutin e Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi”

Që në themelimin e tij, ish-presidenti italian e ka përshëndetur përzemërsisht punën e Institutit të Kërkimeve Politike, “Alcide de Gasperi”, themeluar nga publicisti Fahri Balliu. Pas marrjes së publikimit periodik të institutit, më 19 maj 2004, ai jep këtë vlerësim për punën e tij. “Nëpërmjet relacioneve të konferencës së zhvilluar me 25 mars 2004, kam patur mundësinë të njoh aktivitetin që Instituti Alcide de Gasperi zhvillon me shumë përkushtim, duke u frymëzuar nga figura e shtetarit të madh italian, parimet e tij, shembulli i tij dhe veprat e tij, që përbëjnë një pikë të sigurtë referimi”, thuhet në përshëndetjen e ish-presidentit italian, drejtuar moderatorit të aktivitetit të dytë të institutit, me temë “Alcide de Gasperi, formulë e suksesit politik”, që u mbajt 29 majin e të njëjtit vit. Letërkëmbimi i drejtuesve të Institutit “Alcide de Gasperi” me ish-presidentin italian Cosiga ka vijuar edhe më tej në vite, prandaj me humbjen e tij, kontributorët e këtij instituti ndjejnë humbjen e një bashkëpunëtori të vyer. Me humbjen e tij, drejtori ekzekutiv i Institutit, publicisti Fahri Balliu, shpreh pikëllimin e thellë, për largimin nga kjo jetë të njeriut që shenjoi një pjesë të rëndësishme të historisë së re të Italisë, si një personalitet që forcoi shumë lidhjet me SHBA-të dhe luftoi që shteti italian të fitonte vendin që meriton në skakierën ndërkombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›