E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletët e votimit në dorë të “Cetis”

 

Fletët e votimit do të shtypen nga firma sllovene Cetis. Sipas burimeve të KQZ-së, në prokurorimin e kryer është shpallur fitues firma sllovene, e cila ka ofruar çmimin më të pranueshëm dhe garanci për prodhimin e fletëve të votimit. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të tetë kërkesave të firmave të ndryshime, nga ku gjashtë ishin shqiptare dhe dy të huaja, shpalli fitues disa ditë më parë, firmën Sllovene, Cetis, e cila garanton prodhimin e fletëve të votimit brenda 25 ditëve, me një kosto prej 4.3 lekësh, ku në total shkon 15.678.400 lekë. Kjo firmë shtypi fletët e votimit në vitin 2001. Gjithashtu kjo firmë do të shtypë edhe formularët e veçantë që janë nga ana e KQZ-së, që duhet për proceset e numërimit të votave. Në total parashikohen që të prodhohen 3.2 milionë fletë votimit ndërsa numri i zgjedhësve, edhe pse jo ende jo zyrtar, është 3.183.148.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›