E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO vëzhgues në zgjedhje

 

Asambleja parlamentare e NATO-s ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për të sjellë vëzhgues të saj për monitorimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Një gjë e tillë iu bë prezent Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë pjesëmarrjes për herë të parë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Nato-s, John Tanner tha se është pranuar kërkesa e paraqitur për praninë e vëzhguesve. Në fjalimin e saj, Topalli theksoi se “sfida kryesore që Shqipëria ka përpara janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Unë si Kryetare e Kuvendit ndihem shumë mirë që për herë të parë shqiptarët do të shkojnë në këto zgjedhje me një infrastrukturë tërësisht të re dhe moderne, ndaj dhe ju ftoj të jeni monitorues të këtyre zgjedhjeve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›