E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e mjekëve sipas pozicionit dhe vështirësisë së punës



Emanuela Sako

Pagat e mjekëve kanë pësuar ndryshime në bazë të pozicionit të punës dhe kushteve të punës. Kështu të gjitha kategoritë kanë pësuar ndryshime të dukshme, nëpërmjet shtesës së përcaktuar nga qeveria, sipas kategorisë së i përkasin. Mjekët janë një prej kategorive që kanë përfituar nga rritja e përgjithshme e të gjitha pagave në vend. Rritja e pagës së mjekëve ka disa kritere bazë, të cilat merren parasysh nga specialistët që hartojnë rritjen. Këtu mund të përmendet vjetërsia e punës apo titujt dhe gradat shkencore, shtesa për pozicionin e punës, për kushtet e punës etj. Mjekët që përfitojnë më shumë para janë ata me grada shkencore dhe shefat e shërbimeve, të cilët vlerësohen për punën e kryer ndaj pacientëve dhe punën shkencore dhe kërkimore që kryejnë. Të gjitha kategoritë e bluzave të bardha kanë një përftim në përqindje mbi pagën bazë. Muajt e fundit qeveria vendosi një rritje mbi pagën e mjekëve, infermierëve, sanitareve dhe pjesën e personelit mbështetës. Rritja mesatare e pagave për punonjësit e shëndetësisë është 15 për qind. Në rritjen e fundit që është bërë janë parashikuar të gjitha kategoritë e bluzave të bardha, përfshirë dhe infermierët, sanitarët, punonjësit e tjerë që kanë lidhje me sistemin shëndetësor. Kështu, për kategoritë kryesore, punonjësit me arsim të lartë dhe personeli infermieror përfitojnë një rritje pagash në masën 15 për qind, ndërsa për nëpunësit civilë, punonjësit e aparatit të Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e pagës do të jetë në masën 5 për qind. Po kështu, qeveria miratoi aplikimin e shtesës për kualifikimin shkencor për punonjësit e sektorit shëndetësor, në të njëjtën mënyrë me nëpunësit e tjerë të administratës publike. Ndërkohë, me vendimin e rritjes së pagave të personelit infermieror është miratuar dhe rritja e shtesës së pagës së punonjësve të infermieristikës për punën në turnin e dytë. Kjo shtesë nga 50 lekë në ditë, është ndryshuar në 120 lekë në ditë. Rritja e pagës përfshin të gjithë sistemin shëndetësor në vend. Përfitimet financiare tashmë kanë nisur dhe për të gjithë ata që nuk mund të bëjnë përllogaritjen e shtesës mbi pagë, mund t’i referohet të dhënave për çdo kategori përfituese. Duke filluar nga 1 korriku 2008, të gjithë punonjësit e shëndetësisë kanë përfituar rritje mesatare pagash në masën 15 për qind. Ndërsa rritjet e pagave në vitet e mëparshme kanë qenë: për vitin 2005 në masën 11 për qind, për vitin 2006 në masën 20 për qind dhe në vitin 2007 ka qenë një rritje prej 20 përqindësh. Efekti financiar që rrjedh nga zbatimi i vlerave të reja të pagave do të përballohet nga fondet e politikave të parashikuara në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave për vitin 2008. Prioritetet e përdorimit të buxhetit shtetëror për vitin 2008 vijojnë të jenë shërbimet në kujdesin dytësor, në kujdesin parësor, në shëndetin publik dhe në planifikimin e administrimin e sistemit shëndetësor.

Struktura e pagave për punonjësit me arsim të lartë në QSUT, në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik Nr.1, Nr.2, në Tiranë, në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”, në Klinikën Stomatologjike Universitare, në Spitalin Ushtarak:
Shtesa për pozicion shtesa për kushte pune

Drejtor 86 500 -
QSUT
Spitali
Gjinekologjik
“M. Geraldinë”
Spitali
Gjinekologjik
“K. Glozheni”
Spitali i
Mushkërive

Dr.klinika 58 300 -
Stomatologjike
Universitare
Zëvendës- 49 500 -
drejtor
Shef Shërbimi, 41 000 -
Shef sektori
Biomedikal

Shef reparti 38 500 -
Klinike(kirur-
gji, urgjence)
Shef i Q.
së Gruas

Shef reparti 38 500 1 100
Klinike Reanim.

Shef reparti 38 500 5 000
Klinike Psiki.

Shef i Lab. 38 500 2 200
Klinik-Biok.
Shef reparti
Kimioterapi
Shef Lab.,
Shef i Q.
së Diagnozës
Molekulare

Shef reparti 38 500 4 600
Rrezatimi,
Shef rep.
Kyrisë

Shef kabin. 36 000 -
Shef i Q. së
Protezimit
Ing. Biomedikal

Shef sek., 30000 -
Shef Farmacie
në solucionet
injektuese,
Biokimist në
Solucionet
Injektuese,
Ing. i sist.
të ngrohjes
Ing. Hemodial.

27 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›