E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ regjistron 14 parti

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje paradite emrat e listës së 9 partive politike parlamentare dhe jo parlamentare. Pas disa vërejtjeve për mangësi në dokumentet e identifikimit, KQZ-ja miratoi në mënyrë përfundimtare listat e “Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar  Lidhjes Demokristiane, Partisë Konservatore, Partia Aleanca Maqedonase për Integrim dhe Partia Demokracia Sociale. Pjesa tjetër e partive është lënë për t’u miratuar në ditën e sotme. Nga 34 subjekte zgjedhore të regjistruara, në Komision janë pranuar listat e kandidatëve për 14 prej tyre. Subjektet e regjistruara në ditët e mëparshme janë Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Mbrojtja e të Drejtave të Emigrantëve dhe Partia e Gjelbër. Kreu i KQZ-së, Ristani ndërkohë u bëri apel njësive vendore që deri të shtunën të paraqesin emrat e listës së zgjedhësve, duke lënë si afatin e fundit ditën e shtunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›